Kosova është anëtari i 210-të i Fifas. Në Meksikë u mor vendimi historik për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Futbollit. 10 ditë pasi u bë pjesë e Uefa-s, Kosova u pranua dhe në Fifa, ku mori 141 vota pro, nga 205 vende në total që kishin të drejtë vote. Një vendim që I jep përfundimisht pavarësinë futbollistike Kosovës, që nga tani e mbrapa do të jetë pjesë me të drejta të plota e Fifa-s, transmetojnë mediat elektronike kosovare.
Një fillim për futbollin kosovar, që tani mund të marrë pjesë dhe në Eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, dhe pse është për t’u parë grupi në të cilin do të bëjë pjesë, pasi bashkë me Kosovën u votua gjithashtu dhe anëtarësimi I Gjibraltarit, ndaj mund të hidhet dhe short për grupin ku do të luajë eliminatoret e parë në histori Kosova. Një arritje madhështore kjo për futbollin kosovar pas më shumë se 3 dekadash përpjekje për t’u njohur ndërkombëtarësisht. Një njohje, që u bë zyrtare këtë të premte, dhe që ishte dhe një fitore e Fadil Vokrrit në betejën e tij drejt njohjes së futbollit kosovar, ku nëpërmjet një fjalimi të thjeshtë arriti të bindë, vendet e tjera anëtare për t’I dhënë votën pro Federatës Kosovare
“Ju falenderojmë që na dhatë mundësinë që të vendoset për të ardhmen e Kosovës. Përpara se të vendosni për të ardhmen tonë, dua t’ju kujtoj se Federata e futbollit Kosovës është e njohur nga Uefa, ndërsa sporti kosovar është I njohur nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar. I gjithë rrugëtimi ynë deri këtu ka qenë I ligjshëm dhe ne shpresojmë që të jemi anëtari I 210-të I Fifas”.
Pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për të ndaluar anëtarësimin duke kërcënuar dhe me apelimin e cështjes në Gjykatën e Abirtrazhit Sportiv, në fund u votua pro hyrjes së Kosovës në familjen e madhe të Futbollit, Fifa.