Të shtunën me datë 07.05.2016 në Tiranë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së.
Në këtë turne morrën pjesë afro 500 garues nga 10 shtete si, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Greqia, Serbia, Kroacia, Italija, Bosna, Bullgaria. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me tre garues, mësohet nga TK Ulqini.
Medina Kanaqi dhe Edina Kraja fituan vendet e para të cilat u shpërblyen me medalje të arta. Ndërsa Ardiana Karamanaga fitoi vendit e tretë duke u shpërbly me medalje të bronzit.
Falenderojmë sponsorët që na përkrahën dhe na mundësuan pjesmarrjen në këtë aktivitet sportivë.