Pritjes së gjatë të kosovarëve për të qenë pjesë e shtëpisë së madhe të futbollit në Evropë, UEFA sot i ka ardhur fundi.
Në Kongresin e 40-të të mbajtur në Budapest, anëtarët e këtij kongresi të UEFA-s votuan pro pranimit të Kosovës me të drejta të plota, duke bërë që të dështojë beteja e Serbisë për të bllokuar Federatën e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja më e re e institucionit më të lartë futbollistik në Evropë, raporton Koha.net.
Për Kosovën votuan pro 28 shtete, ndërsa 24 votuan kundër, përfshirë Serbinë dhe Rusinë, kurse dy ishin abstenime. Kosovës i duheshin vetëm 28 vota për pranim në UEFA.
Që nga 13 janari i vitit 2014, Kosovës i ishin lejuar miqësoret për përfaqësuesen dhe për klubet, por me disa kushtëzime, kurse që nga sot ajo do të trajtohet e barabartë nga UEFA me shtetet e tjera të botës.
UEFA sot votoi kundër ndryshimit të statutit të saj që parasheh se në UEFA mund të pranohen vendet që janë të njohura nga Kombet e Bashkuara si shtete të pavarura, megjithatë u votua sot për Kosovën.
Pas pranimit të FFK-së në UEFA, më 13 maj do të mbahet edhe Kongresi i FIFA-s në Meksikë, me ç’rast do të votohet për pranimin ose jo të Kosovës në këtë shtëpi të futbolli.
Në rast se merret vendim pozitiv për Kosovën edhe në Kongresin e FIFA-s, atëherë përfaqësuesja do të jetë pjesë e kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018.
Urimet e mia Kosovë për pranimin në UEFA. Duke pritur edhe liberalizimin e vizave po shpejtohet edhe procesi i anëtarësimit në strukturat Euro-Atlantike. Urme Kosovë. Gjaku i Heronjve dhe Dëshmorëve solli lirinë e pavarsinë duke shtruar shinat drejt Europës së Bashkuar. Urime, Urime, Urime. Nga Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe