Musa-hajdari-atlet-kosova“Jemi në përgatitje në Ulqin për edicionin e ri, ku na presin shumë gara të rëndësishme”, tha Musa Hajdari, atlet i KA Rogana dhe kombëtares së Kosovës.

Sportistët që janë potencial për Lojërat Olimpike punojnë pareshtur për të ngritur cilësinë e tyre. Në Kosovë disa nga sportistët llogariten si brumë i mirë për të prezantuar Kosovën në Lojërat Olimpike që mbahen në vitin 2016 në Rio, shkruan Bota Sot.

Musa Hajdari, atleti më i mirë në vend që u shpall për vitin 2014 nga Federata e Atletikës së Kosovës, është në përgatitje në Ulqin me ekspeditën tjetër të kombëtares. Hajdari, anëtar i KA Rogana, vrapon në disiplinat e mesme (800 e 1500 metra) dhe pretendon të arrijë formë edhe më të mirë për edicionin e ri por fokusin e ka te Olimpiada.

By admini