Qani-OsmaniShkruan QANI OSMANI

Populli shqiptarë ka një histori me shumë gjak të derdhur dhe sakrifica të tjera të shumta, për ta ruajtur identitetin kombëtar, për krijimin e shtetit, për ruajtjen e Shqipërisë në kufijt politike të vitit 1913, dhe për mbijetesën dhe lirinë akoma të pa kurorëzuara plotësisht të pjesës se kombit në trojet e copëtuara padrejtësisht. Fjalimi i Fan Nolit, i mbajtur në parlamentin Shqiptar, në vitin 1924, e identifikon anarkinë morale, patriotike, fetare, sociale dhe të idealit si arsyen kryesore të katandisjes së plotë të kombit shqiptarë.

Sot pas shumë vitesh  parashtrohet pyetja, a kemi të bëjmë me një situatë identike dhe më të zymtë në të gjitha tokat shqiptare dhe me një indiferentizëm të Qeverisë shqiptare në raport me shqiptarët në vendet tjera balkanike?

Një gjendje e kësaj natyre, e përshkruar në mënyrë gjeniale nga Noli, kërkon shpjegim më të thellë historiko-politik. Shteti shqiptar i vitit 1913, i krijuar në më pak se gjysmën e tokave shqiptare, ishte një shtet i brisht, me potenciale minore ekonomike, politike, ushtarake dhe diplomatike dhe i eksponuar ndaj krizave permanente te brendshme, i kufizuar me shtete shumë më të forta, si ish-Jugosllavia dhe Greqia, qe tradicionalisht mbanin qëndrim mohues dhe aneksues ndaj Shqipërisë. Në këtë konstelacion të raporteve të brendshme dhe pa përkrahje ndërkomëtare, Shqipëria e të gjitha periudhave, që nga koha e Ismail Qemalit, Zogut dhe Enver Hoxhës e kishte një qëndrim indiferent dhe pa mundësi reale për ti ndihmuar shqiptarët jashtë kufijve politik. Raportet e shtetit shqiptar me pjesën e kombit shqiptar të mbetur jashte kufijve të Shqipërisë të vitit 1913 kanë qenë pasojë e pafuqisë të shtetit shqiptar. Një situatë e ngjajshme vazhdoi edhe pas rënies të sistemit komunist dhe gjatë procesit të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe si pasojë e faktit që në vitin 1997 Shqipëria ishte në situatë të shpërbërjes së mbrendshme. Ky proces ishte pasojë e shkatërrimit të skemave piramidale, proces në të cilin shqiptarët e varfër humbën mbi 50 për qindë të pasurisë kombëtare. Ky vetëshkatërrim i shtetit shqiptarë në vitin 1997 ndodhi dy-tre vjet para luftës së Kosovës dhe kryengritjeve të armatosura të shqiptarve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi. Një shtet formal shqiptar i pafuqishëm që nga themelimi dhe pa aleat të fortë ndërkombëtarë, i kufizuar me fqinjë me qëndrim armiqësor dhe shumë më të fuqishëm se Shqipëria determinon një pozicion konstant indiferent dhe të papërfillshëm nga fqinjët ku jetojnë shqiptarët dhe pa kurrfarë ndikimi nga pozicioni politik, ekonomik dhe etnik të shqiptarëve jashtë kufijve të shtetit amë. Shqipëria e pasçlirimit të Kosovës kam bindjen se e ka të ndaluar nga faktori ndërkomëtarë që  të përzihet në punët e mbrendshme të Sërbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, dhe pikërisht këtu do ta gjejmë përgjigjen se pse të gjitha qeveritë shqiptare të pluralizmit kanë qenë shumë indiferente ndaj padrejtësive të shumta që në vazhdimsi u janë bërë shqiptarëve në vendet e Ballkanit Përëndimor. Mirëpo, e kemi rastin e kundërt me sërbët e Kosovës, të cilit me unitet të skajshëm, dhe me një përkrahje këmbëngulese të Sërbisë e bënë Republikëm Sërpska në Kosovë dhe sot e kësaj dite e mohojnë shtetin e Kosovës. Ska dyshim se ka munguar mesazhi i fuqishëm politik dhe civilizues i Shqipërisë deri te fqinjët e shqiptarëve se ne jemi komb europian, dhe si shtet amë ka obligim kushtetues që ti mbrojë shqiptarët jashtë kufijve të saj.

Ndarja e shqiptarëve për një shekulli nuk ka dyshim se ka lënë pasoja në “identitetin shqiptar” në nivel të kombit në tërësi. Sot janë vetëm “gjuha shqipe” dhe “flamuri kombëtar” dy shtylla të identitetit kombëtar që ruajnë kompaktësinë e kombit shqiptar. Diverziteti fetar, krahinor, ekonomik, social,asimetria arsimore dhe kulturore dhe kultura e ulët demokratike janë pengesa reale në integrimin modern kombëtar. Ne kohën e globalizimit dhe të integrimit global, elementet ndarëse mbizotrojnë mbi ato unike, pavarsisht nga demagogjia publike dhe publicistike. Mbaj bindjen se shqiptarët, ne pergjithësi, nuk kanë “elita” të mirëfillta politike, arsimore, ekonomike dhe kulturore. Çdo respekt përjashtimeve pozitive. Me të gjitha kriteret cilësore krahasuar me vendet e rajonit në kuptim të zhvillimit ekonomik dhe social, nivelit arsimor, standartit jetësor, shtetit ligjor, luftës ndaj korrupsionit dhe aspektet e tjera, Shqipëria dhe Kosova radhiten në vendet e fundit në Europë, me gjithë faktin që kanë trend zhvillimor pozitiv. Pa një qasje sistemore insitucionale në kuptim të kultivimit të përforcuar të indentitetit të përbashkët kombëtar në ekonomi, arsim, kulturë, sport dhe në bashkime familjare do të mbizotrojnë ndasitë në identitete, krahasuar me indentitetin e përbashkët kombëtar. Që ironia të jetë më e madhe duhet të theksojmë se në dhjetë vitet e fundit ka me mijëra martesa të shqiptareve nga Shqipëria me sërbë, maqedon, grekë, dhe malazez, numër ky që eshtë shumëfish më i madh në krahasim me martesat ndërshqiptare prej hapjes së kufijve e deri më sot.

Shqiptarët gjinden në “udhëkryqin historik” dhe ballafaqohen me rrezikun që ti humbin ose zbehin fitoret e fundshekullit të kaluar. Mbaj bindjen se për kundër faktit që Kosova u ba shtet i pavarur me probleme të theksuara të sigurisë dhe të funksionalitetit duke u çliruar nga okupimi një shekullor sërb dhe faktit që Shqipëria është pjesë e NATOS dhe aspirante për tu bërë anëtare e BE, gjendja aktuale e Shqiptarëve nuk është në nivel të sfidave të kohës në më tepër drejtime. Shqiptarët vazhdojnë të jenë popoll me kulturë demokratike të pamjaftueshme, shqiptarët janë ndër popujt e rrallë në Europë ku në vazhdimsi keqpërdoren proçeset politike zgjedhore, klasat politike menaxheriare janë klasat politike ndër më të korruptuarat në Europë. Në kancelaritë politike ndërkombëtare dhe ne mediat europiane dhe botërore shqiptarët vazhdojnë të etiketohen  si popull me të cilin identifikohen dukuri shumë negative në më tepër drejtime. Kur këtyre dukurive do të shtohen faktet e pamohueshme se GDP-për banorë i shqiptarëve është më i ulëti në Europë dhe se përqindja e varfërisë ekstremne arrin 30% ndërsa në territoret shqiptare investohet shumë pak nga investitor serioz të huaj kompletohet mozaiku se nu ka vend për optimizëm real.

Shqiptarët duhet të pranojnë të vërtetën e hidhur se janë kombi me “vonesë historike” shumë të theksuar, me identitet kulturor lindor dhe përëndimor, jemi komb ndër më të varfërit dhe më të prapambetur në Europë. Për pasojë të kësaj situate të palakmueshme duhet shumë më tepër të punojnë, të kursejnë dhe shumë të investojnë në aspekt material dhe kultoror që të tejkalojmë vonesën historike sepse në kohen e globalizimit ekonomik dhe integrimit politik dhe të sigurisë kanë perspektivë vetëm popujt më të aftë, të tjerët do të ngelin europianë të dorës së dytë ose do të asimilohen vullnetarisht. Këto risqe sot janë shumë më të theksuara se sa para një shekulli kur u krijua shteti shqiptar në më pak se gjysmën e tokave shqiptare.

Të gjithë shqiptarët së bashku në NATO dhe BE si shtëpi e përbashkët e të gjithe europianëve, me të drejta, mundësi dhe përgjegjësi te barabarta është një “slogan” dhe “vizion” i shpresës reale për kombin tonë pavarsisht vendit ku jetojmë. Të gjithë shqiptarët panvarësisht nga konkurimi i skajshëm politik në planin e mbrendshëm, politikat e revanshizmit dhe të politizimit të institucioneve të shtetit kur janë në pyetje çështjet madhore me rëndësi të veçanta kombëtare  duhet të shtrijnë dorën e pajtimit dhe të ndërtojnë urat e rrënuara të komunikimit si një vlerë e pjekurisë sonë demokratike dhe civilizuese.

(autori është anëtar i Keshillit kombëtar shqiptarë në Mal të Zi)

By admini