Podgoricë – Grupi i punës i Kuvendit të Malit të Zi, i përbërë nga deputetët Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike), Dritan Abazoviq (deputet i pavarur) dhe Predrag Sekuliq (PDS), i kanë propozuar Kuvendit të Malit të Zi zgjidhjen për statusin e ardhshëm të gazetës “Koha javore”, të vetmes gazetë në gjuhën shqipe në Mal të Zi.
Në bazë të propozim vendimit mbi publikimin dhe financimin e gazetës „Koha javore“, i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Malit të Zi, ajo do të botohet në të ardhmen në kuadër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, ndërsa do të financohet nga Buxheti i Malit të Zi, nga mjetet financiare të dedikuara Kuvendit të Malit të Zi.
„Koha javore“ do të ketë Këshillin programor, të përbërë nga pesë anëtarë, dhe redaktorin përgjegjës. Këshillin programor e zgjedh KKSH-ja, kurse redaktorin përgjegjës Këshilli programor, në bazë të konkursit publik, për periudhën katërvjeçare.
“Koha Javore” është themeluar nga Kuvendi i Malit të Zi në dhjetor të vitit 1999, kurse numri i parë ka dalë në shkurt 2002. Deri tani kjo gazetë është botuar në kuadër të SHAGBG “Pobjeda”. Pas shpalljes së falimentimit në “Pobjeda” dhe më pas privatizimit të saj, statusi dhe e ardhmja e gazetës “Koha javore” është vënë në pikëpyetje. Për këtë arsye, Kolegjiumi i kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, në mbledhjen e mbajtur më 23 shtator të këtij viti, ka vendosur për formimin e Grupit të punës, detyra e të cilit ka qenë që të propozojë modelin e qëndrueshëm për funksionimin e gazetës “Koha javore”.
Gjatë këtyre 13 vjetëve janë botuar gjithsej 644 numra të gazetës “Koha javore”, duke luajtur një rol të rëndë- sishëm për lexuesit shqiptarë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë. /i.k. Koha Javore/
2 thoughts on “„Koha javore“ në kuadër të KKSH-së”
Comments are closed.
Per fat te keq te lexuesve kjo gazet ka qene tejet e zbeht me nje lexuseriinale. Te shptesojm se do te ndyshoj – per te mire, kuptohet ngase ndryshime per me keq kemi dhe po perjetojm plote.
Lexushmeri minimale…