pozite-opozite-marreveshje-mali-ziPërfaqësuesit e opozitës malazeze (URA, Demos, SDP) në njërën anë dhe DPS në anën tjetër kanë nënshkruar marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do ti hapet rrugë hyrjes së opozitës në qeveri dhe institucione shtetërore, me qëllim për të parandaluar keqpërdorimin e resurseve shtetërore për zgjedhjet parlamentare të cilat janë të parapara të mbahen në tetor të këtij viti.

Në ditët kaluara janë lakuar edhe emrat e parë për poste ministrore nga radhet e opozitës. Nga lajme të ndryshme që transmetojnë medait malazeze ka shumë mundësi që si ministër i punëve të brendshme të jetë Goran Danilloviq nga Demos. Emri tjetër i lakuar për post ministror është ai i Aleksandar Damjanoviq nga SNP që do të merrte postin e ministrit të financave. Poashtu mësohet se për opozitën janë paraparë 16 pozita në organet shtetrore dhe në 6 ndërmarrje me pronësi shtetrore.

Edhe në situatën më të re politike shqiptarët përsëri janë në pozita më shumë vezhguese se sa të qenit faktor dhe partner në bisedime.

baneri-web-sajte-origjinali-horizontal

By admini

One thought on “Gjukanoviq fut opozitën në qeveri, ju jep poste ministrore? – Shqiptarët vezhgues”
  1. Shqiptaret e kan humbur me kohe poziten e “Faktorit politik” qe kur ja bejne shumicen pakushte, separi F. Gjeka, e pastaj G. Nimanbegu e Gjel…. Keta kan zgjedh te jene minor. lexo mizor per interesa te imta personale, lokale, lexo te Genci per pushtet lokal qe Nazif Cungu te behet kryetare komune, ai nuk I qendron besniuk dhe I denje vendit te DEPUTETIT dhe vehetevehtes dhe votueseve te tij, rreth 6000 shqiptare !? Kesaj I thone me humb rrugen ne oborr te shtepise!

Comments are closed.