otranti-olimpik-ulqin-futbollSituata financiare në klubin e futbollit Otrant Olimpik vahdon të mbetet problem. Kjo situatë vështirësohet akoma edhe më shumë pas mundësisë të largimit nga klubi të sponzorit kryesor Ji Won Choi nga Korea e Jugut.

Sipas një kumtese nga ky klub mësohet se kanë marrë përgjigje negative nga Federata e futbollit të Malit të Zi rreth regjistrimit të lojtarëve nga Korea që ishte edhe një ndër kushtet e sponzorit koreanojugor. Nuk dihet tani e ardhmja e sponzorit pas kësaj përgjigjeje nga fedarata malazeze e futbollit.

Poashtu mësohet se kreret e klubit të Otrant Olimpikut kanë pasur një takim me të parin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu nga ku pas këtij takimi mësohet se në arkën e klubit është paguar shuma prej 5400€ nga ana e komunës.

Poashtu nga klubi futbollistik bëjnë apel për ndihmë financiare nga të gjithë afaristet në qytet në mënyrë që të përmbyllin me sukses mision për këtë vit, kalimin në një rang më të lart.

By admini