Futbollistët e qytetit tonë fituan ndaj Sllogës nga Radoviqi me rezultatin e pastër 3:0 në kuadër të ligës rajonale të jugut të Malit të Zi.
Në këtë ndeshje mund të vërehej dëshira tek lojtarët tanë që me plot meritë arritën që të përcjellin mysafirët me tre gola në portën e tyre. Golëshënuesit për ekipin nga Ulqini ishin Tivari, Divanoviq dhe Gjinoviq.
Situatë në tabelën e klasifikimit nuk ka pësuar ndryshime ku Otrant Olimpik vazhdon të kryesojë me një pikë më shumë kundrejt Arsenalit nga Tivti i cili poashtu shënoi fitore bindëse në këtë javë duke fituar 6:0 kundrejt Mogrenit nga Budva.
Duket se çdo gjë do të përcaktohet në ndeshjen në mes këtyre ekipeve në Tivat ku ekipit tonë i mjafton edhe barazimi për tu kualifikuar në barazh për një rang më të lart.