Ulqini-open-1
Nga turneu i vitit te kaluar

Ditën e diele, me 10.04.2016, në qyetin tonë do të mbahet turneu XV-të ndërkombëtar i  karatesë ”ULQINI OPEN 2016”.

Klubi i karatesë “Ulqini” tash më shumë se një muaj ka njoftuar për këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv por jo vetëm i cili pritet të grumbullojë një numër shumë të madh sportistësh nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia etj.

Nga përvojat e viteve të kaluara mund të thuhet që keto dy ditë në Ulqin do të kemi jë numër të madh mysafirësh gjë që dejtpërdrejt ndikon në një gjallëri më të madhe të qytetit tonë si për objektet hotelerike ashtu edhe për lokalet e shumtë në qytet.

Sport dhe turizëm, ky mund të jetë definicioni i asaj që pritet të ndodhë këto dy ditë.

Turneu tradicional “ULQINI OPEN 2016” organizohet nga klubi i karatesë “Ulqini”.

By admini