Në ndeshjen e vlefshme për kupën e Malit të Zi, regjioni jugut, ekipi Otrant Olimpik nga Ulqini humbi me rezultatin 1:0 kundër Sllogës së Tivarit.
Golin e vetëm vendasit e shënuan nëpërmjet gjuajtjes nga pika e bardhë dhe befasuan jokëndshëm futbolllistët nga Ulqini.
Kujtojmë se Ulqini në ligën e rregullt të regjionit jugor i prin tabelës dhe në rast të rezultatit pozitiv në Tivat kundër Arsenalit, nëse nuk do të ketë ndonjë befasi tjetër si kjo e kupës, do të arrijë në barazh.