kapllani-hoxha-tifoze-te-flakte-te-vllaznise
Hoxha, talenti i Vllaznise Hakaj, Isufi dhe Kapllani

Vllaznia e Shkodres për shumë arsye ka qenë dhe mbetet njëri ndër ekipet me të ndjekura shqiptare për sportdashësit nga Ulqini. Ndeshjet e këtij ekipi janë ndjekur edhe në kohën kur Shqipëria ka qenë e ”izoluar”, sidomos nëpërmjet televizionit shqiptar.

E njëjta tendencë vazhdon por tani edhe me pjesmarrje fizike të shumë tifozave nga Ulqini në ndeshje e Vllaznisë. Por kësaj radhe do të veçojmë dy nga  ta, Hasim Hoxhën dhe Cuf Kapllanin.

Hasimi dhe Cufi janë ndër tifozat e fllaktë të ekipit shkodren të cilët këtë skuadër e ndjekin pothuajse në të gjitha ndeshjet e saja. Ndeshjet që skuadra shkodrane i luan si mikpritëse ata të dy i ke në Shkodren e tyre por ajo që është më interesante është se ato e ndjekin edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
”Ashtu është. Nuk është gjë e vogël që të vish 50 km nga Ulqini. Mirë në Shkodër por të shkojnë tifozat e Ulqinit në Durres, Tiranë, Vlorë, Korçë, Ballsh është e rrallë dhe për këtë Cufit dhe Hasimit ju lumtë”, kështu shprehet shkodrani Agron Isufi pët tifozët e ulqinakë të Vllaznisë së Shkodres.

Në ndeshjet në shkodër numri i tifozave nga Ulqini është i madh.

By admini