Dritan-abazoviqDeputeti i Alternativës Shqiptare  Nik Gjeloshaj sot ka dorëzuar kryetarit të Parlamentin të Malit të Zi Ranko Krivokapiq vendimin për largimin nga Grupi Parlamentar i partive të pakicave që përbëhej nga Forca, Alternativa shqiptare, Iniciativa Qytetare Kroate dhe Partia Liberale.

Ai poashtu nëpërmes një postimi të tij në rrjetet sociale ka thënë se do formojë Grupin e ri parlamentar me URA-në, pjesë e së cilës është edhe deputeti tjetër shqiptar Dritan Abazoviq. Për Abazoviqin ai ka mendin pozitiv.
”Edhe pse mes nesh ka dallime politike, kemi shumë gjëra të përbashkëta e sidomos hapësirë për promovimin e shqiptarëve në të gjitha sferat shoqërore, për arsye se Dritani ka bërë mjaft që paragjykimet që ekzistojnë ndaj shqiptarëve në një masë të pëmbysën”, vlerëson deputeti Gjeloshaj.

By admini