Sot në Kuvendin e Ulqinit u bë zgjedhja e kryetarit të ri të kësaj komune. Me shumicë votash kuvendi për kryetar të ri zgjodhi Nazif Cungun nga radhët e Forcës së Re Demokratike.
Nazif Cungu pasi morën fjalën bëri edhe betimin.
Në fjalën e tij përshëndetëse ai përmendi edhe fushat në të cilën do të punojë në mandatin e tij në vazhdim. Kështu Cungu u zotua se prioritet të tij do të jenë: shkollimi i të rinjëve dhe specializimi i tyre, kthimi i turizmit elitar për të cilin Ulqini ka qenë i njohur, lehtësira për investitoret e huaj dhe vendor, zhvillimi i bujqësise si dhe vëmendje për kulturën dhe sportin.
Poashtu Cungu potencoi edhe luftën kundër korrupcionit.
Në fund ai shtoi se ”prej sot fillojmë në konsolidimin e situatës ekonomike në Komunën e Ulqinit dhe përgaditjet për sezonin turistik”.
Nazif Cungu në këtë post zevendëson Fatmir Gjekën i cili udhëhoqi komunën e Ulqinit për rreth dy vite.