largohet-biznismeni-korean-nga-futbolli-ulqinitBiznismeni koreanojugor Ji Won Choi i cili në fillim të vitit të kaluar futbollistik ka marrë në sponzorim ekipin e futbollit Otrant Olimpik nga Ulqini me shumë mundësi do të pëfundojë këtë aventurë të tij në qytetin tonë.

Koreanojugori ka shkuar në Kroaci në bisedime më një klub kroat. Sipas mediave kroate bëhet fjalë për klubin NK Visnjevac dhe se disa lojtarë koreanojugor kanë luajtur ndeshjet e tyre të para për klubin në fjalë. Mediat kroate njoftojnë se në javë në vazhdim lojtarët nga Korea do të jenë në numër më të madh.

Nga ana tjetër për këtë temë kanë folur edhe nga klubi i Otrant Olimpikut. Ata në një kumtesë për opinion tregojnë se është e vertet që presidenti koreanojugor ka shkuar në Kroaci për bisedime me një klub kroat. Nga ky klub shtojnë së një arsye e gjithë kësaj është zhgënjimi i biznismenit kreanojugor me Federatën e futbollit të Malit të Zi pasi nuk ka bërë të mundur regjistrimin e lojtarëve që ai i ka sjellur me vehte nga vendi aziatik. Poashtu, ai ka mbetur i zhgënnjyer edhe me qytetin e Ulqinit që nuk ka ndihmuar fare deri tani në lidhje me klubin.
”Të gjitha shpenzimet deri tani i ka mbuluar plotësisht vetë biznismeni koreanojugor”, deklarojnë nga KF Otrant Olimpik.

Nëse Federata e futbollit të Malit të Zi në ditët në vazhdim nuk do ta bëjë të mundur regjstrimin e lojtarëve nga Korea për klubin nga Ulqini  athëherë gjasat janë shumë të mëdha që biznismeni koreanojugor Ji Won Choi ti jap fund aventurës së tij në futbollin e Ulqinit.

By admini