vozitje-me-bicikletaPër të dytin vit me radhë me iniciativë  të shoqatës ”PROMUL”, kësaj të shtune me 26.03.2016, do të organizohet aktiviteti sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”.  Këtë radhë është menduar që si pikë destinacioni të jetë Kalaja e Rozafës në qytetin e Shkodrës.

Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët. Nga përvoja e vitit të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta, kështu tregojnë pjesëmarrësit  vitit të kaluar.

Për të gjithë amatorët e çiklizmit që të shtunën e kanë të lirë dhe mendojnë që të na bashkangjiten më poshtë mund të lexoni orarin e aktivitetit.
Ora
7:30               Grumbullimi te Pizzeria Papillon në Ulqin,
8:00              Nisja për në Shkodër,
9:30              Takimi ma pjesën e tjetër të grupit në Katërkollë (pika e karburantit te kryqëzimi Sukubinë – Ostros)
11:00             Mbërritja në Shkodër, vizitë Kalasë së Rozafës,
12:00            Nisja për në Shirokë,
12:30-14:00    Qendrim dhe pushim në pikën e bukur turistike të Shirokës,
14:00           Nisja për në Ulqin,
17:00           Mbërritja në Ulqin.

Gjatë rrugës në të dy drejtime do të kemi ndalesa të shpeshta për pushim. Të gjithë pjesëmarrësit iu rekomandohet të marrin ujë dhe ushqim me vehte. Poashtu mos të harrohet leternjoftimi.

Në fund ju bëmë ftesë të gjithë njerëzve  që kanë biçikletë (nëse nuk kanë të huzojnë një) dhe të na bashkangjiten në këtë aktivitet të bukur sportivo – rekreativ. Përvoja e vitit të kaluar është shumë e bukur. Shpresojmë që njëjtë do të jetë edhe këtë vit.

Ju mirëpresim dhe shihemi  shtunën në mëngjes te vendi i paraparë.

By admini