Duket i çuditshëm fakti që 18 vite këngëtari Dani është i rregullt në Ulqin dhe asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar ujin e detit.
Në emisionin n’Kosovë ai tregon se është një tip shumë i ndishëm.
Moderatori e pyet se si ka mundësi të jesh prezent në një vend ku ka det, për plot 18 vite dhe asnjëherë të mos hysh në uj, ndërsa ai përgjigjet:
“Problemi është se une jam shumë i ndishem prej fytit dhe nuk guxoj me u la hiq. Uj të ftoft nuk pi kurrë, më duhet me u rujt fort”, transmeton lajmi.net.
Atëherë kur këngëtarët e tjerë performojnë nëpër vendet bregdetare e shfrytëzojnë kohën edhe për të notuar dhe për tu freskuar me diçka të ftohtë, për dallim nga Dani i cili duhet ta sakrifikoj veten për hirë të muzikës.
Ai madje tregon se si i shikon për ‘gjynah’ kur iu bie të shkojnë bashk në ndonjë vend ku ka edhe det.