Kryetari i Partisë SocialDemokrate (SDP) të Malit të Zi Ranko Krivokapiq është i ftuar që të marrë pjesë në Kongresin e 25-të të Partisë Socialiste të Shqipërisë që do të mbahet nesër, me 19 mars, në Tiranë, deklarojnë nga kjo parti.
Kryeministri i Shqipërisë dhe njëheri kryetar i PS-së në ftesën derguar Krivokapiqit thekson se pjesëmarrja e Krivokapiqit në Kongresin e PS-së padyshim do të ishte e rëndësishme, duke marrë parasysh ndihmën që Shqipëria ka marrë nga ai në kohën e kaluar.