hajredin-kovaciKëshilltari i LD në MZ në Kuvendin e Ulqinit z. Hajredin Kovaçi definitivisht nuk do të jetë pjesë e koalicionit më të ri qeverisës.
‘’Qëndrimi im të cilin ia kam komunikuar edhe partisë time është që nuk dua që të jem pjesë e qeverisë së instaluar nga Podgorica pas së cilës qendron DPS. Sikur të kasha dashur të jem me DPS-in, moti do të isha anëtarësuar në atë parti’’, deklaron Kovaçi, shkruan Dan.

Ai deklaroi se nëse partia e tij mendon ndryshe, atëherë ai është i gatshëm që të ktheje mandatin e këshilltarit duke shtuar se ‘’nuk mund të durojë hipokrizinë dhe mungesen e moralit politik’’.

By admini