princi-charles-princesha-camilla-vaji-ullirit-ulqinPrinci Charles dhe Dukesha Camilla gjatë vizitës së tyre në shtetet e Evropës juglindore vizituan edhe Malin e Zi.

Në një foto nga AlJazeera mund të shihet një moment shumë interesant ku Princi Charles dhe Dukesha Camilla gjenden para shtandit të ullishtarit nga Ulqini, Fatmir Sadiku. Fatmiri iu prezantoi mysafirëve brendin e Ulqinit, ullirin dhe vajin prej tij.

”Që nga kohët e lashta ulliri ka shërbuar si lidhje ndërmjet kulturave, si simbol i forcës, paqes dhe dashurisë, ndërsa fruti i tij gjatë historisë dritë, ilaç dhe ndriçim për miliona njerëz. Tek ne ka ardhur nga brigjet e Afrikës veriore. Kombinimi i të gjitha këtyre vetive është prodhimi i vajit virgjir, unik i cili ka veti të posaçëme të cilat i takojnë dhe jan karakteristike vetëm për ambientit tonë. Në çdo pikë të vajit shijoni aromën e të pa përsëritëshme dhe dominuese në frutin e ullirit tonë karakteristik për këtë ambient, unik në botë”, kështu shprehet Ismet Karamanaga në një koment rreth kësaj fotografie të bukur dhe domethënëse.

Ulliri dhe vaji prej tij, përveç turizmit,  janë dhe duhet të mbesin sinonim për qytetin e Ulqinit

By admini