mike-keta-gjetan-boksBeqir SINA – New York

Dy gazetat më të njohura të boksit në Shtetet e Bashkuara, “Fightnews” dhe “Boxnews” sot në mëngjes i kanë kushtuar një artikull me vete fitores së boksierit shqiptarë nga Bulqiza – Gjetan “Mike” Ketës

NEW YORK CITY : Fitorja e boksierit shqiptar, Gjetan “Mike” Keta me nofkën “”Iron Mike” pra “Majku i Hekurt” në mbrëmjen e djeshme në ringun e Tiranës – “Friday Fighting Box – Tirana”, me fitoren e kampionit interkontinetal, ndaj turkut, Turgaj Uzun – jo vetëm që ka entuziasmuar ne kulm shqiptarët, në Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe diasporë, por, ka tërhequr vemendjen e të gjitha mediave të huaja prestigjoze të sportit, të cilat kanë shkruar për triumfin e boksierit Shqiptar.

Fitoren e boksierit shqiptar Gjetan “Mike” Ketës, me të ashtuquajturin “Knock Out- KO” teknik, pas dorëzimit të kundërshtarit të tij turk, Turgaj Uzun, ndeshja e boksit e vlefshme për titullin interkontinental në WBC, natyrishtë, që nuk mund të lihej pa u komentuar edhe nga mediat më prestigjoze të mbretërisë së boksit këtu në SHBA.

Dy gazetat më të njohura të boksit në Shtetet e Bashkuara, “Fightnews” dhe “Boxnews” sot në mëngjes i kanë kushtuar një artikull me vete fitores së boksierit shqiptarë nga Bulqiza – Gjetan “Mike” Ketës, duke e cilsuar atë si një sukses të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht duke e titulluar atë: “ Mike Keta mbron “Kalanë Shqiptare” dhe fiton titullin e kampionit të EPBC, për peshën e mesme në Europë.

Ndërkohë, në rrjetin social “Facebook” nuk kanë munguar as faleminderimet, por shkrimet, e panumërta, duke komentuar triumfin e tre boksierve të tjerë shqiptarë, ajo ndaj boksierit serb, atij boshnjak dhe një bokseri grekë, dje, në ringun e Tiranës – në atë që quhet “Friday Fighting Box”,zhvilluar  në pallatin e sportit “Asllan Rusi”

“Fightnews” dhe “Boxnews” shkruajnë sot, se Mike Keta mbrëmë me sukses mbrojti “Kalanë Shqiptare” dhe titullin e tij WBC në garat Euroaziatike në peshën e mesme duke u shpallur kampion të shtunën në Tiranë, dhe, duke e “detyruar” turkun Turgay Uzun të dali në “pension” pas raundit të pestë, i “vetëdorzuar.”

Më tej dy prestigjozet e boksit në SHBA, shkruajnë se Uzun – i cili kishte ardhur në Tiranë, si një zëvendësues në “orët e fundit” për Goekalp “Sulltan” Oezekler – u përpoq të bëjë më të mirën e tij për të sfiduar Ketën. Por , shqiptari 32-vjeçar ishte shumë i fuqishëm dhe e “vuri poshtë” me dush grushtash qysh në raundin e parë kundërshtarin e tij, duke e goditur në pjesët më të vështira në trup dhe në kokë”.

Gazetat shkruajnë se të gjithë gjyqtarët kishin të njëjtin vlersim 40-36 pas katër raunde. Keta, shkruajnë ato ka  dominuar në mënyrë të qartë dhe në raundin e pestë e “ul pastër” Uzun-in, pa pasur nevojë për peshqirin e bardhë dhe pa pasur nevojë gongun, mbasi gjyqtari ngriti duart lart dhe tregojë se truku ishte “vetëdorzuar” dhe nuk ishte në gjendje t’i bënte më ballë grushtave të fortë të boksierit shqiptarë Getan “Mike” Keta .

Atmosfera në “Asllan Rusi” Sport Palace, shkruajnë  dy gazetat më të njohura të boksit në Shtetet e Bashkuara, “Fightnews” dhe “Boxnews” sot në mëngjes, “nuk mund të ketë qenë ndonjëherë më e ndezuar dhe më entuziaste. 3,500 shqiptarët enthusiastë e ktheyen pallatin e sportit në një çmendinë, teksa brohorisnin për heroin e tyre të vendlindjes, por edhe treguan respekt dhe  kan duartrokitur sfidantin trim nga Gjermania – tukun Turgaj Uzun.

Tashmë pas kësaj triumfi pritet që t’i hapë rrugën Ketës në arenën e madhe të boksit në ringjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të synojë titullin kampion bote.

Kjo ishte ndeshja e 23-të për Ketën, i cili koleksionon kështu 20 fitore, ndër të cilat 17 me KO, dhe vetëm 3 humbje.

https://www.youtube.com/watch?v=sZSQxDNc9xk

By admini