Halil-KanaqiAlo-qendra Halil Kanaceviq ka gjasa të mëdha që të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në eliminatoret e “Eurobasketit 2017”, që nisin në fund të muajit gusht.

Këtë e ka zbuluar ish-arbitri i mirënjohur kosovar Arbnor Rifati, i cili të hënën dhe të martën ka qëndruar në Mal të Zi dhe ka biseduar me Kanaceviqin.

Së bashku me Kanaceviqin kanë përcjellë edhe ndeshjen e fazës së dytë të Ligës Ballkanike mes Mornarit dhe Bashkimit, shkruan sot Koha Ditore.

Rifati thotë se e njeh personalisht Kanaceviqin dhe në konsultim e sipër me përzgjedhësin e Kosovës, Arben Krasniqi, e ka takuar për të marrë qëndrimin e tij rreth ftesës eventuale. Sipas Rifatit, Kanaceviq pritet të japë përgjigje pozitive, por aktualisht është i fokusuar për ta mbyllur këtë edicion në mënyrën më të mirë me skuadrën e Buduqnostit.

By admini