blerim-gjinajShkruan: Suad Bejta

Në një qytet kaq të vogel siç është Ulqini dikush mund të thotë që nuk ka sportista të nivelit lart, dikush dhe mund të thotë që Ulqini nuk është i njohur për nga sporti në tërsi, duke u bazuar në këto mendime sporti në qytetin tonë nuk mund të përparoj ose te ngritet, siç po ngritet nëpër vende të ndryshe. Qyeti I Ulqinit ka talenta të cilët mund të arrijnë më shumë nga se kane arritur deri tash, por gjithmonë duke i përkrahur .
Unë do e veçoj njërin prej tyre, futbollistin aktual të klubit ‘’Otrant Olimpik’’  nga Ulqini, Blerin Gjinoviq i cili që nga mosha e re 7 vjeçare ka filluar të stërvitet në fushat e blerta të Ulqinit me klubin e Otrantit. Mbas një periudhe të shkurtër kohore ai ka debutuar në ndeshjet zyrtare të klubit ulqinak, ku filloj ta kenaq trainerin me pozitivitetin dhe vullnetin që dhuronte në çdo ndeshje.

Por me e keqa nodhi ngase nuk pritej,  klubi ‘’Otrant’’ u detyrua të fiket për arsye të kushteve financiare që e kapluan , dhe Blerini u detyrua të transferohet në klubet malazeze, më par u bë pjesë e KF Bar duke treguar edhe në ktë klub një formë të jashtëzakonshme , me pas kaloj te KF Mornar edhe këtu qëndroj për një kohë të gjatë, duke luftuar me grindjen e tij në çdo cep të fushës, ku fitoj edhe vendin si titullar në formacion.
Besimi që kishte në vetvehte e beri edhe më të fort, ku nuk u dorzua në asnjë çast nga pasioni i tij që kishte për ktë sport. Në qeshor të vitit të kaluar ndodhi ajo që pak kush e priste, klubin Ulqinit e ringjalli biznismeni nga Korea Jugore, Ji Von Çoi. Investitor ky i cili perveç se e ringjalli financiarisht klubin, ai i motivoi edhe lojtaret duke i mbushur me besim dhe duke ju premtuar që së bashku do të ngritemi me lart siç është Liga e dyt dhe e parë e Malit të  Zi .

Rikthimi në vendin e tij dhe në klubin ku kishte filluar karrierrën e futbollit për Blerinin ishte dicka e papërshkrueshme, emocionuese ku edhe vet lojtari tregon që të luash për vendin tënd është një ndienjë që nuk mund ta përshkruash. Blerini tashme është kthyer në Ulqin pikrisht në vendin e lindjës, dhe është një ndër lojtarët kyç dhe mesfushoret që premton shum në të ardhmën për skuadrën e Otrantit, të cilën e udhëheq traineri Xhemo Kapllanbegu .

Merita me e madhe shkon për menaxherin aktual të skuadrës Skendo Rexhen, ku pa te Ulqini mund edhe të mos kishte skuader fare sot, me deshirën e tij kontributin maksmimal që e jep për këtë sport mendoj që ja ka arritur qellimit.

Duke qen dëshmitar të gjithë së qyteti i Ulqinit po përjeton një kriz financiare dhe duke e patur të pamundur ta mbeshtes sportin në përgjithsi, shpresoj që heret a vonë Komuna e Ulqinit do jap kontributin e saj duke financuar jo vetëm në klubet sportive, por edhe duke ndërtuar  fusha ku të rinjtë tanë të kenë mundësi te shprehin talentin e tyre ne vendin e vetë.

By admini