Partia Fjala – Dega në Zvicër, me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizoi “Turne Futbolli” në Zürich të Zvicrës.
Me rastin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Partia FJALA – Dega në Zvicër, me 21.02.2016 organizoi “Turne Futbolli” në Zürich të Zvicrës.
Në këtë turne që u mbajt në Zürich të Zvicrës, morrën pjesë ekipe nga Zvicra, Italia, Franca dhe nga Ulqini i Malit të Zi.
Pas takimeve dhe ndeshjeve interesante, në fund vendi i parë i takoi ekipit nga Ulqini që kishin udhëtuar enkas nga Ulqini për të marr pjesë në këtë turne.
Mysafir në këtë turne nga Kosova ishte Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, i cili në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në këtë turne uroj 8 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe theksoi kontributin që bashkëatdhetarët tanë kanë dhënë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në fund pas përfundimit të këtij turneu, Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi dhuroi kupën fituesit dhe shpërblimet për tri vendet e para dhe falënderoj organizatorët dhe ekipet pjesëmarrëse në këtë turne.