Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” në koordinim me degën e saj në Ulqin do të organizojë tryezën e rrumbullakët me temë : ” Femra, dora, qe tund ardhmerinë e një populli, pozita e saj sot dhe problematikat, që kërkojnë zgjidhje”.
Ky takim mbahet me rastin e 10 vjetorit te mbajtjes se Kuvendit te parë të gruas intelektuale shqiptare në Ulqin. Në këtë tryezë do të marrin pjesë figura të ndritura të kombit shqiptar si:Zenepe Luka, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Irini Qirjako, Tefta Radi, Vllasova Musta,Vitore Sallaku Migena Arllati nga Gjakova . Do të ketë edhe të ftuara nga Presheva dhe Maqedonia, kështu mësohet nga Këshilli organizativ i kësaj tryezeje.
Me këtë rast Dr Zylfije Duraku, kryetare së degës së fondacionit ” Nermin Vlora Falaschi” në Ulqin do ti ndahet medalja “Nderi i Fondacionit”, nga kryetarja e Fondacionit Zenepe Luka që deri tani e ka marrë vetëm Margarita Xhepa, artiste e popullit.
Referatin me temën “Femra, dora, qe tund ardhmerine e nje populli, pozita e saj sot dhe problematikat, qe kerkojne zgjidhje” do të ligjëroi Hatixhe Nelaj anëtare e kryesisë së Fondacionit në fjalë.
Tryeza mbahet ditën e shtunë me 13 shkurt në ora 18:00 në hapësirat e shkollës së muzikës në Ulqin.
Cfar …!
Dr.Zylfia e Ulqinit eshte nje grua e shquar, nje shqiptare e madhe,qe duhet vleresuar edhe nga qyteti i saj.Respekt dhe mirenjohje per keto gra te rralla qe behen shembull per masen e grave shqiptare,duke qene jashte politikes.