Ndërtimet, në shumicën e rasteve pa leje, në komunën e Ulqinit nuk kursejnë as pjeset më ineresante dhe pikat më atraktive të qytetit. Problemi në fjalë ka prekur edhe Kalanë e Ulqinit, e cila karakterizohet edhe me faktin se është ndër të pakta kala shqiptare të banuara.
Për problemin e ndërimeve pa leje në Kalanë e Ulqinit ka reaguar edhe OJQ MOGUL nga Ulqini.
” Arsyeja për këtë apel është shkatërrimi i Qytetit të vjetër, i cili ka nisur disa vite më parë me një objekt monstruoz në muret nga ana perëndimore dhe ashensorit në pjesën lindore. Në vend të heqjes së këtyre objekteve, tani, kur kanë filluar hapat e parë serioze për futjen e Kalasë së qytetit në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, filloi ndërtimi në disa vende, sipas njohurive tona pa kërkesa konzervatorike të ruajtjes dhe pa “letra” të tjera të cilat janë një parakusht për marrjen e një leje ndërtimi për çdo ndërhyrje arkitektonike në qytetin e vjetër statusi i të cilit është monument kulturor dhe historik i rendit të parë”. kështu thuhet nga kjo OJQ.
Ata shtojnë se e gjithë kjo ndodh para syve të institusioneve gjegjëse dhe e përcjellur me një kundërshim të qetë qytetareve të brengosur.