Nga muaji shtator deri në fund të dhjetorit por edhe më pas mund të kemi nga 450 deri në 2.500 ekzemplarë të flamingove në Kriporen e Ulqinit. Ky numër varion në varësi prej periudhës vjetore dhe në bazë të kripshmërisë së ujit. Nëse Kriporja funksionin atherë ne do të kemi flamingo, sepse ata preferojnë ujin e kripur. Nëse ekosistemi i ujit me kripe do të zevendsohej me atë me ujë të ëmbël atherë flamingo në Ulqin nuk do të ketë, kështu mendojnë specialistët e kësaj fushe rreth pranisë së flamingove në Kriporen e Ulqint.
Kriporja e Ulqinit është e vetmja fole e flamingove në bregun lindor të Adriatikut dhe kjo është shumë e rëndësishme për turizmin. Turistët nga Evropa shkojnë deri në Afrikë për ti vëzhguar ato, kurse ne i kemi këtu para hundës sonë, në qytetin tonë, por që vlerën e gjithë kësaj sikur nuk e dimë.