libri-vitet-e-humburaNë Katërkollë të Anës së Malit u bë përurimi i librit ”Vitet e humbura” të autorit anamalas Shaban Peraj. Në prani të një numri shumë të madh të dashamirëseve të librit, në një atmosferë të ngrohtë dhe të bukur për librin e z. Peraj folën dr. Nail Draga dhe gazetari i njohur Gjekë Gjonaj.

Gazetari Gjonaj duke folur për autorin e këtij libri z. Peraj u shpreh se autori në mes politikës dhe mosheshtjes për problemet që i shqetsojnë shqiptarët në Mal të Zi, zgjodhi këtë të dytën, mosheshtjen.

Redaktor i librit ”Vitet e humbura” është z. Nail Draga, recenzent Ali salaj, lektor Hajrullah Hajra ndërsa redaktor teknik Gazmend Çitaku.

Libri ”Vitet e humbura” është libri i dytë i Shaban Peraj.  Autori i librit z. Peraj për një kohë të gjatë ka punuar si mësimdhënës në gjimnazin e Ulqinit ndërsa më pastaj punoi si gazetar në Radio Ulqini.

Në fund të këtij përurimi autori dhuroi nga një kopje të librit për të gjithë të pranishmit.

By admini