basri-capriqiU dhanë çmimet të konkursit, por “Pena…”i ndau përgjysmë…!

Manifestimi Kulturor “Flaka e Janarit 2016”, në Gjilan, e hijeshoi jo vetëm qytetin, Gjilanin, por i hijeshoi edhe meset tjera, nga të cilat erdhën shumë mysafirë e artdashës të flaktë të artit letrar për të parë e “shijuar” nga afër këtë evenimet të rrallë kulturor që në pak mese tona organizohet si në këtë qendër të Anamoravës në nderim të dëshmorëve dhe atdhetarëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Fillimisht, Pren Buzhala, shkrimtar, tha se, “Pena e Flakës”, iu përkushtua shkrimtarit të shquar gjilanas, Beqir Musliut, në 20 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim që, koincidoi edhe me 25 vjetorin e themelimit të këtij Manifestimi, pjesë e të cilit ishte edhe në aktin themelues edhe në pesë manifestime, radhazi (1992 – 1996).

“Prandaj, të flasësh për Beqir Muslun – shkrimtar, është një nderim i madh yni dhe i të gjithëve, sepse ai ishte e mbeti shkrimtar apo Mbret i Metaforës. Vepra e tij letrare është një bagazh i madh i lloj-lloshmërisë të zhanreve letrare. Ai shkroi drama, romane, vepra poetike, por ishte eseist, kritik veprash, kolumnist e redaktor gazetash e revistash. Fryma e tij poetike e letrare na përcjell edhe sot, por edhe në kohtë ta ardhmshme, risi e vlera të mëdha estetike. Ai (Beqa) mbeti poeti më i mirë i letërsisë shqipe. Lexuesi ka nderin ta lexojë dhe ta pranojë veprën e tij madhore si një art i rrallë i letërsisë shqipe.

Arti i Beqir Musliut dallon nga artet e krijuesve të tjerë tek ne. Ai shkroi në një frymë krejtësisht tjetër, sepse, koha ishte e tillë, e cila e orientoi për të mos e kupltuar atë art hermetik. Beqa ishte hermetik dhe mbeti hermetik i magjisë artistike. Mjafton ti lexojmë ato vepra për ta shijuar artin e tij të figurshëm. Ai ishte i tëri poeti lirik metaforik. Poezia e tij ishte një art i shkrirë në bukuri të rrallë. Për sa jetoi, B. Musliu shkroi mjaft shumë vepra letrare. Por, një pjesë e veprave të tij mbeti në dorëshkrim, e cila do të duhej të studijohet dhe të botohet. Andaj, Beqa, çdo germë që e ka shkruar, e ka shkruar me gjakun e tij. Si kritik, ai ka shkruar për disa autorë shqiptarë. Por, ka shkruar edhe për teatrin, dramaturgjinë e për jetën letrare këtu në Kosovë. Ai ishte e mbeti poet i mirëfilltë i letërsisë sonë”.

Pas këtyre fjalëve, juria e konkursit letrar ndau çmimet për poezi më të mira të lexuara në Orën e Madhe Letrare të këtij manifestimi kulturor.

Kësaj herë, dy poetë tanë, Basri Çapriqi dhe Halil Matoshi janë fitues të “Pena e Flakës 2016”. Pas kësaj “ngjarje”, Manifestimit “Flaka e Janarit 2016” vazhdoi me leximin e punimeve të krijuesve nga pjesë të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës. Me këtë rast, lexuan këta krijues nga këto mese, si: Arsim Halili (Bujanoc), Odise Plaku (Tiranë), Alisa Velaj, (Vlorë), Selvete Abdullahu, (Gjilan), Alketë Spahiu, (Gjilan), Nuhi Sadiku, (Shtime), Mehmetali Rexhepi (Gjilan), Sarë Gjergji, (Viti), Myrvete Osmani, (Vushtri), Azem Deliu, (Skenderaj), Nikollë Spathari, (Durrës), Sami Velçani, Durrës), Ruzhdi Meta, (Durrës), Nehas Sopaj, (Shkup), Sevdail Demiri, (Kumanovë), Zejnepe Alili – Rexhepi, (Tetovë), Mexhid Mehmeti, (Fushë Kosovë – Preshevë), Ibrahim Kadriu (Prishtinë – Gjilan), Linditë Doda, (Burrel), Bardhyl Maliqi, (Sarandë), Pajtim Çaushi, (Sarandë), Basri Çapriqi (Prishtinë – Ulqin), Halil Matoshi (Prishtinë – Kamenicë). Po ashtu i pranishëm ishte edhe poeti nga Danimarka, Michael Enevoldsen si mysafir, poet ndërkombëtar që deklamoi një poezi të tijen.

Ndërkohë, pas Orës së Madhe letrare u bë edhe shpallja e rezultateve të konkursit shpërblyes në poezi dhe prozë. Juria e konkursit letrar “Flaka e janarit” 2016 në përbërje: Sinan Sadiku, Albina Idrizi dhe Aziz Mustafa vlerësuan se konkursi letrar ishte tejet i suksesshëm. Me këtë rast njëri nga ta Sinan Sadiku tha se në konkurs kishin ardhur 81 poezi, rreth një e treta e të cilave me vlera të mirëfillta artistike, ndërsa gjysma e tyre janë veçuar në rrethin e ngushtë për shpërblime.“Juria është e kënaqur me nivelin artistik të poezive dhe konsideron se ka prurje të reja edhe sa i përket gjuhës poetike, edhe sa i përket ritmit dhe ndërtimit të vargjeve e edhe sa u përket ideve, temave dhe shprehjes emocionale”, tha ai. Sipas tij, pas leximit, rileximit, dhe vlerësimit të poezive nga secili anëtar veç e veç, juria është takuar dhe pas propozimeve, diskutimeve e arsyetimeve në mënyrë unanime ka vendos të shpërblehen poezitë: vendi i parë i takoi poezisë “Rrena më e bukur…”, shifra “Ëndrra `16”, vendi i dytë i takoi“Gardhi”, shifra “Shuej” dhe vendi i tretë i takoi poezisë “N`amë të fjalëve”, shifra “Blina”. Sinan Sadiku tha se në konkurs kishin konkurruar krijues me 35 tregime. “Vlerësojmë se është ruajtur niveli i viteve të kaluara edhe sa i përket sasisë e edhe sa i përket cilësisë”, tha ai. Juria ka vendos të shpërblehen tregimet: vendi i parë “Letër nga larg”, shifra, “Artemisa 2016”;

Vendin e dytë e ndajnë tregimet: “Dhimbje e bardhë”, shifra “Pengu i jetës” dhe “Njeriu i marrë”, shifra “Sheshi pa lule” dhe vendi i tretë, “Kokën tuaj do ta hani”, shifra “Lisi i ahut”. Sadiku tha se, se “janë eliminuar disa poezi dhe tregime për shkak se nuk u janë përmbajtur kritereve të konkursit. Konkretisht janë eliminuar pesë poezi, sepse e kanë tejkaluar dukshëm numrin e vargjeve të parapara në konkurs.

Po ashtu janë eliminuar dy tregime, njëri për arsye se autorja në vend të shifrës e ka shënuar emrin dhe tjetri për arsye se e ka tejkaluar numrin e faqeve”, tha ai. Përndryshe, për botim në revistën letrare – kulturore “Agmia” propozohen poezitë: “Sagë për Doruntinën, shifra “Konstandini”; “Koha ime e arnuar”, shifra “Krizantema”; “Ara – mara”, shifra “Flaka e janarit – 2016”; “T`braktisunit”, shifra “Moza”; “Prishtina”, shifra “Makoti”; “Misteri”, shifra “Andy”; “I mbrojtur nga vetja, ju dhe të tjerët”, shifra “Monologu”; “Bisedë me një grua të palumtur”, shifra “Faqja 97 e ditarit” dhe “Ikonë flijimi”, shifra “Jeta”. Po ashtu për botim propozohen tregimet: “Ma kujto buzëqeshjen cicërimë”, shifra “Cicërima”, “Përtej lartësive”, shifra “Dardani” dhe “Të dashurosh ilirishte”, shifra “Fyelli Ilirik”./Tefik Selimi

By admini