Kryetari i KK të SDP-së së Ulqinit Skender Elezagiq ka deklaruar se para votimit për votbesim të qeverisë së Malit të Zi përfaqësuesit e partive nacionale shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, me zakonin tashmë të vjetër, ”para të gjithë të tjereve dhe pa kurrfarë kushti, kanë shpejtuar që të japin besën se do ta përkrahin qeverinë”, shkruan Vijesti.
“Ashtu si çdo satelit i mirë, i ndëgjueshëm dhe besnik i kanë transmetuar qendrës së universit të tij se qëndrojnë të vendosur fort në orbitën e përcaktuar dhe se nuk do të dalin nga rruga, edhe pse kjo nuk është vullneti i atyre që ata përfaqësojnë. Sigurisht, në këto situata, çdo subjekt politik ka të drejtë absolute, në përputhje me interesat e tyre politike dhe të partive në mënyrë të pavarur të vendosin dhe për këtë nuk ka dyshime, “tha ai Elezagiq.