Komuna-UlqinKriza politike në Ulqin ka marrë përmasa të padëshirueshme nga pjesa më e madhe e qytetarevë dhe e votuesve të dy subjekteve politke shqiptare, Forcës dhe Partisë Demokratike me partneret e vet të koalicionit.

Partia më e madhe në Mal të Zi por edhe në Ulqin, ajo e DPS-it, sipas të gjitha gjasave do ti kthehet krizës politike në këtë qytet menjëherë pas votbesimit që Qeverisë së Malit të Zi. Mbledhja rreth votbesimit të qeverisë së Malit të Zi të udhehqur nga Millo Gjukanoviq është paraparë që të mbahet me 25 janar të këtij viti.

Në lidhje me këtë, z.kryetari i DPS-it Dushko Markoviq ka thënë se partia e tij nuk dëshiron të arbitrojë në mes partive të konfliktuara shqiptare në komunën e Ulqinit dhe së shpejti do të vendosin se çka është ajo që do të jetë në interes të Ulqinit dhe qytetarëve të tij, transmeton tvmz.

Sipas fjalëve të tija, në lojë janë tre skenarë.
“Ka mundësi që të gjithë të bëjmë koalicion, që PDS-ja të bëjë koalicion me ndonjërën nga këto parti politike dhe opsioni i tretë mund të jenë zgjedhjet”, tha Markoviq.

By admini