Nënshkrimi i peticionit “STOP diskriminimit,duam të arsimohemi si shqiptarë “ është duke vazhduar edhe këto ditë. Nismëtari i nënshkrimit të këtij peticioni z. Gëzim Ibroçi tregon se përmbyllja e nënshkrimit të peticionit do të jetë data 14 dhjetor 2014 duke ftuar të gjithë ato që mendojnë se shqiptarët në Mal të Zi po diskriminohen dhe se dinjiteti duhet mbrojtur dhe ngritur të shfytëzojnë mundësinë dhe ta nënshkruajnë atë online.
”Të nderuar bashkëkombas, të gjithë ju që frymoni dhe mendoni shqip !!!
Nënshkrimi i peticionit STOP diskriminimit, duam të arsimohemi si shqiptarë përmbyllet me 14 dhjetor, sa më shumë nënshkrime aq më serioz do jemi ndaj institucioneve që do ju dërgohet, andaj të gjithë ato që mendojnë që shqiptarët në Mal të Zi po diskriminohen dhe se dinjiteti duhet mbrojtur dhe ngritur zërin kundër padrejtësis ftoheni ta nënshkruani në linkun më poshtë”, kështu shprehet z. Ibroçi në një postim të tij në rrjetet sociale.
Kësaj ftese sinqerisht i bashkohemi edhe ne mirëmbajtësit e faqes Ulqini Online.
Kliko në linkun e mëposhtëm për ta nënshkruar.
http://www.ipetitions.com/petition/stop-diskriminimit-duam-te-arsimohemi-si
me ju!