Sot në hapsirat e Qendrës për kulturë u inaugurua këndi i lojrave për femijë. Ishte ky një moment i gëzuar që tuboi një numër të madh të fëmijeve, edukatoreve, zyrtarëve komunal, prindërve dhe qytetarëve.
Në fjalën e rastit Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka tha se ndihet i lumtur për jetesimin e këtij projekti i cili u realizua falë angazhimit të Shoqates “Prindërit”, administratës lokale, Bankës Komerciale Malazeze dhe kompanive të qytetit tonë.
Ai shtoi se ky kënd ështe një vend ideal për disa orë cllodhjeje për fëmijët dhe prindërit.
Sipas numrit një të Ulqinit, gëzimi i fëmijëve është motivi i jëtës së prindërve dhe i shoqërosë. Nëse i kemi bërë femijët e lumtur tha Gjeka ne i kemi kontribuar bërjes së një shoqërie më të mire, njofton shërbimi për informim i kabinetit të kryetarit të komunës së Ulqinit.
Kryetari theksoi se per Komunën është me shumë rëndesi që edhe fëmijët e Qendrës per femijët me nevoja të vecanta të kenë qasje të barabarta. Ai në fund vecoi se kënde të këtij lloji do të hapen edhe në pjesë të tjera të Ulqinit.
Më të gëzuarit ishin vogëlushët e shumtë. Ndërkohë, që për organizimin në fjalë ishin përkujdesuar Zonjat e Shoqates, “Prindërit”, Dejana Ponosh, Milena Lekoviq, Ivana Karagjinoviq etj të cilat kishin përgatitur për femijet dhe të ftuarit e shumte pasta ëmbëlsira dhe lengje .