Shkruan:Esat Mehemti, gazetar i Radio Ulqinit

Ka ditë që për shkak të marrëdhëniet brenda koalicionit në qeverisjën lokale, pushteti lokal në Ulqin çdo ditë e më shumë po përballet me problem serioze. Në këtë rast më së shumti e pësojnë të punësuarit në Komunë dhe aty ku themelues është vetë komuna si dhe qytetarët e saj.

Marrëdhënjet mes dy partnerëve të koalicionit  qeverisës, PD-së, e drejtuar nga,Fatmir Gjeka dhe Forcës së re Demokratike e drejtuar nga,Nazif Cungu nuk janë në ditët e tyre më të mira.Ky koalicion i konsideruar “kinse”si i natyrshëm, që nga fillimi nuk ka funksionuar ashtu siç duhej. Ishte një stabilitet i rrjeshëm.Nuk ka funksionuar, jo për shkak të mos harmonizimit të qendrimeve brenda koalicionit, por më tepër për shkak të huqeve dhe inateve personale të vet liderëve të këtyre dy subjekteve politike. Pothuaj, që nga fillimi qeverisja lokale shpesh herë ishte në krizë dhe tani, madje këto marrëdhënie po rrëshqasin poshtë e më poshtë, aq sa është krijuar një huti e madhe në opinion në lidhje me kohën kur këto dy parti do të ndahen përfundimisht, apo do të rikompozohen me një të “ forte”, apo ashtu siç iu dikton babaxhani”…? !

Shumë nga qytetarët tanë, gjatë këtyre ditëve e kanë përqendruar vëmendjen e tyre në një valë shkrimesh ku flasin për një çarje të koalicionit, për një ftohje të thellë, për një largim të tyre. Liderët partiak, asesi nuk po mund të  gjejnë zgjidhjen e duhur për tejkalimin e krizës së krijuar në nivelin e pushtetit vendor.

                                    Forca kërcnon koalicionin

Çuditërisht, kercnimet vijnë jo nga forcat opozitare, por për çudi nga partneri i koalicionit, nga Forca e re Demokratike, e cila kërkon me ngulm rrëzimin e qeverisë lokale, thënë shkurt, goditje ndaj kryetarit të komunës, Fatmir Gjeka. … më shumë është e inatosur, se sa që ka ndonjë motiv real për ta rrëzuar. Forca ka kërcnuar, se nëse  edhe më tej vazhdojnë mospajtimet me PD-në, me kryetarin e saj,njëheri dhe kryetar I komunës, kjo parti do të divorcohet.

Fitohet bindja, se këtu lufta është më tepër për një revansh politik, për të shfry mllefin e ngujuar, për postin më të lartë, për të parin e komunës. Megjithatë, plasaritjet janë të qarta dhe të dukshme nga ajo distancë që unë kam me këtë çështje.Përplasjet mes Forcës dhe Partisë Demokratike të hedhura për konsum ditët e fundit në shtypin e ditës, shkuan aq larg sa nuk kursejnë as fjalët më të rënda duke akuzuar njëri-tjetrin, madej duke gjetur hapsirë në shtypin malazez, duke menduar se këtu janë më të “moderuar”, e më të “kulturuar. Këtu, përfaqësuesit e parive politike shqipatare, të këtij mjedisi, duket se u mungon kurajoja të bëjnë thirje për bashkëpunim mes veti në një qëllim të përbashkët, për të gjetur një zgjidhje të duhur, për tejkalim të krizës. Por siç shihet, zemërimi, huqet dhe inatet e tyre e kanë thelluar krizën dhe kjo tashmë  është e pashmangëshme që po bën të pamundur mbajtjen e seancave të Ku(ku)vendit.

Edhe pse pushteti lokal i Ulqinit është në krizë të vazhdueshme, partitë politike shqiptare të koalicionit  në qeverisjen lokale nuk  brengosen fare për mosrealizimin e premtimeve të dhëna, sepse janë të perokupuara për karierën e tyre, që dëshmojnë joseroizitetin e tyre. Këta, në vend që të jenë transparent, karshi qytetarëve dhe vehtës, po shprehin mungesë të seriozitetit. Këta kanë zgjedhur rrugën më të keqe, atë të mosbashkëpunimit, atë të ndarjës, duke reflektuar mungesë të kultures politike. Këta,siç thotë një fjalë e urtë popullore; “për një plesht,djegin jorganin”.

                               Forca dhe PD-ja, kërkojnë krushqi me DPS-in

Siç duket, pa përfunduar mirë divorci mes Forcës se re Demokratike dhe PD-së ( Partisë Demokratike), këta, kërkojnë të “martohen “me DPS-in (Partinë Demokratike të Socialisteve të Gjukanoviqit). Llogaria e Forcës duke kërcënuar PD-në me prishjen e koalicionit, tashmë po i bën kombinimet e veta për qeverisjen lokale me DPS-in, por dora e saj e pafuqishme me e rrëzue, tani për tani, ky akt nuk u realizua në afatin e paraparë.Ndërsa në anën tjetër, PD-ja për të mbrojtur vetën e për të mbetur në kalë z.Gjeka,do t’i duhet të bëjë sërish “lojërat” e veta…po me të njëjtin partner, me DPS-in.

Këta, me veprimet e tyre  të pa matura mirë, po bëjnë hapa të gabuara. Ky është një grup i politikanëve që  n d ë r r o j n ë  mendimet  sa herë që dëshirojnë. Ky grup që deri dje e konsideronte vehten si “elite” politike, deri dje s’la gjë pa thënë për ata që i mendojnë t’i përqafojnë sot. Këta e ndërruan gëzofin e shkuan “cullak” para DPS-it duke i dhënë kënaqësinë e duhur të zgjedh cilin ai nga këto dëshiron !…

Kjo që po ndodhë sot, po krijon ngjajshmeri të plotë me atë të viteve të monizmit, duke dëshmuan, se me sa duket nuk kanë nxjerrur mësime sa duhet, apo atëkohë nuk ishin gjëkundi ? !. Shpesh këta i dëgjon duke thenë se kanë identitet. Për habi, po për çfarë identiteti bëhet fjalë ? !…, që nga interesi personal, bëhen tjetërkushi, duke dalur jasht vehtës……po bëjnë tallje  me popullin, duke dalë qesharakë para masës  dhe elektoratit të vet.

Përfaqësuesi politik duhet punojë në zgjidhjen e  problemeve të cilat kërkojnë zgjidhjen e duhur, e jo të  formohen grupe  e klane  që me çdo kusht  të mbajnë privilegjent e veta…….. Këtu, nuk është  e udhës  dhe as demokratike kur bëhet privatizimi i subjektit poilitik dhe krijohet kulti në parti.

Andaj, këtu del qartë, se veprimet e përfaqësuesve politik  janë peng të individeve  të cilet nuk zgjedhin mjete për të realizuar qëllimet e veta  personale duke ruajtur biznesin dhe interesin e vet, duke harruar se janë zgjedhur nga populli. Andaj, këta në të shumten e rasteve i braktisin premtimet  dhe me veprimit të tyre japin  shëmbullin- karakterin e ultët politik, pa shikuar hallet  e atyre  që veprojnë  për të siguruar bukën e familjes. Më tej çdo kryelartësi apo edhe vetëkënaqje të çon në një rrugë të gabuar.

                 Mundësia për të ndryshuar gjendjen (s)është e vogël

Subjekte poltike shqiptare deri më tani janë treguar joseroizë me qëndrimet e tyre edhe ndaj qeverisjes republikane. Subjektet  shqiptare duhet të angazhohen që kriza  të zgjidhet me kompromis, duhet të lënë anash përçarjet, huqet dhe ambicjet lideriste  dhe karieriste. Duhet të ulen së bashku me ndjesi pozitive për të përpunuar një platormë të përbashkët politike, e cila do të ishte e pranueshme për të gjithë shqiptarët në Malin e Zi. E vërteta është se këtyre ditëve, vërehen ca levizje, për një platformë të përbashkët, por sa jemi seriozë ?.,kur përplasjet janë që nga fillimi , nga  p u s h t e t i  dhe për  p u s h t e t , e që nuk ka nisur me sot !.Thëm kështu, se një inisiativë e tillë ishte dhe vite më parë, atëherë kur në skenën politike vepronin numër më i vogël i subjketeve politike shqipatre në Mal të Zi dhe kurgjë…

Me keqardhje, Shqiptarët në Mal të Zi  nuk kanë ende  një qëndrim të përbashkët politik  rreth mënyrës se zgjidhjes së kërkesave të tyre dhe rregullimit të statusit të tyre në këtë vend. Kështu, sa më shumë kohë që kalon, duket gjthnjë e më vështirë që shqiptarët në Mal të Zi  të  mund t’i harmonizojnë mendimet rreth kësaj çeshtjeje.
Një platformë e përbashkët për shqiptarët, është më se e nevojsheme, por duhet një qendrim dhe bashkëpunim i përbashkët,i të gjithave forcave politike, duke i mbledhur të  gjitha forcat kadrovike  dhe intelektuale, pa ndonjë xhelozi ndaj njëri-tjetrit, ashtu si kur punohet kudo në botën e qytetruar. Andaj, pa avancimin e forcave të reja e të pastra, pa një projekt për të ardhmen dhe perspektivën e shqiptarëve në Mal të Zi, poashtu edhe pa një politikë konstruktive nuk do të ketë as perspectivë të partive shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Dhe në fund, besoj se ky shkrim u bën mirë të gjithëve, pasi asnjë individ  dhe asnjë qeverisje nuk është përfekte dhe çdo individ  dhe qeverisje përmirësohet dhe perpunohet në rrugë e sipër.

By admini