Qytetari nga Ulqini Husein Dervishi është dënuar më 3 muaj burg pasi kohë më parë kishte sulmuar dhe lënduar Sabri Kolenoviqin, mësues në shkollën fillore ”Boshko Strugar” në Ulqin.
Në arsyetim të vendimit si arsyetim shkruan se Dervishi në koridorin e shkollës ka goditur me grusht mësuesin gjë që ka çuar deri te lëndimi, shkruan Vijesti.
Incidenti ka ndodhur pasi mësuesi kishte vlerësuar me notën 2 vajzën e Dervishit me të cilën prindi ishte i pakënaqur.
Dervishi e ka pranuar vepren penale.