Jasaviq-takon-punetoret-katerkole
Foto: MZ Pozitiv

Deputetja  Malit të Zi Pozitiv Azra Jasaviq do ti dërgojë kërkesë Ministrisë së punës dhe mirëqënies sociale, Ministrisë së financave si dhe kryetarit të komunës së Ulqinit në kërkim të zgjidhjes për problemet e 35 punëtoreve të fabrikës së qilimave ”Ultep” në Katërkollë.

Jasaviq ka vizituar sot punëtoret e kësaj ndërmarrjeje në Katërkollë të cilat dje kanë filluar grevën për shkak të mospagesës së pagave që nga viti 2001. Në bisedë me Jasaviq punëtoret janë shprehur se kërkojnë pagesën e pagave dhe lidhjen e stazhit prej vitit 2008.

Jasaviq i’u premtoi se do të dergojë kërkesë institucioneve kompetente në mënyrë që sa më shpejt të gjejnë zgjidhje për të iu ndihmuar punëtorëve të fabrikës së qilimave ”Ultep” në Katërkollë.

By admini