Koha që po kalojmë është koha e vjeljes së ullinjëve, por për fat të keq ullishtarët këtë vit nuk do të kenë punë për shkak të prodhimit mjaft të dobët të ullinjëve. Të pakta janë ullishtat që këtë vit kanë kanë ullinjë por edhe nëse ka kjo nuk do të jetë e mjaftueshme as për nevojat shtepiake të vet prodhuesve.
Sipas ullishtarëve shkak për prodhim të dobët të ullinjëve këtë vit është edhe koha mjaft e papërshtashme dhe me plot shi. Ka pasur shumë shi që nga koha kur ullinjët çelin deri te koha e pjekjes së tyre.
Kryetari i shoqatës së ullishtarëve të Ulqinit Xhaudet Cakuli për Analitika shprehet se është vjelur shumë pak pasi ullinjët kanë ra ende pa u pjekur. Sipas tij, në Ulqin, nga 200 ullishta vetëm në dy ose tri do të ketë punë këtë vit.