Deputeti në parlamentin e Malit të Zi, këshilltari i Forcës në Kuvendin e Ulqinit dhe njëheri kryetari i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve që vjen nga radhët e Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu ka deklaruar për të përditshmen “Dan” se deri në fund të këtij muaji mund të iniciohet iniciativa për votëbesimin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.
“Dan” thekson se mbledhja e ardhshme e Kuvendit planifikohet më 26 nëntor.
Nga ana tjetër kryetari i DPS–it për Ulqin Loro Nrekiq tha për këtë gazetë se pushteti aktual në Ulqin po numëron ditët e fundit.
Siç thuhet, DPS, Forca dhe UDSH mund ta përbëjnë pushtetin e ri në Ulqin.
Në mënyrë që kjo iniciativë të vendoset në rend të ditës së Kuvenndit është e nevojshme që ta nënshkruajnë 11 këshilltarë. Forca ka tetë vende në Kuvendin komunal por nëse këtë iniciativë do ta përkarhin DPS dhe UDSH atherë numrat janë të mjaftueshëm..