Në një barcoletë të krijuar nga vetë shqiptarët thuhet: Në një qytet shqiptar(nuk është e rëndësishme se cili është ai qytet,por që mund të jetë Tirana,Prishtina,Shkupi,Ulqini apo Presheva,sepse gjithandej trojeve shqiptare këndohet po e njëjta këngë(politike),ishte tubuar një numër i madh qytetarësh.Thuhet se për problemet e shumta të shqiptarëve kishte dëgjuar edhe vetë Zoti dhe i kishte ftuar ata që t`i tregonin problemet dhe kërkesat e tyre.
Dhe shqiptarët si shqiptarët,o burra turr e vrap që të takohemi me Zotin dhe t`a lusim që ai,pra i Gjithëfuqishmi të na i zgjedhë hallet dhe problemet tona!Kishte kaluar dita e parë,kishte kaluar dita e dytë,kishte kaluar edhe dita e tretë,por i Gjithfuqishmi apo Zoti nuk po dukej askund.Ndërkaq rreshti i shqiptarëve në pritje vetëm sa zgjatej e zgjërohej.Në zgjatjen e pafund të rreshtit jepnin kontributin e tyre ata shqiptarë që në rresht nuk e kishin asnjë të njohur,ndërkaq në zgjërimin e tij jepnin kontributin e tyre ata që vinin më vonë dhe në rresht i gjenin të afërmit apo të njohurit e tyre,të cilët duke u ngushtuar paksa vetë u bënin vend të ardhurëve të më vonshëm!
Sa më shumë që kalonte koha dhe i Gjithëfuqishmi nuk dukej askund,rreshti vazhdonte të zgjatej e të zgjërohej!…
Kur të reshtuarit e shumtë po e humbisnin krejt shpresën se Gjithëfuqishmi do të vinte në takim me ta,krejt papritmas në mëngjesin e ditës së katërt ata do ta shihnin të Gjithëfuqishmin përballë tyre i mbuluar nga rreze shumëngjyrëshe dielli dhe i cili do të fillonte nga puna.Do ta ftonte të parin e rreshtiu dhe do ta pyeste:-„Cili je ti dhe çfarë kërkesash ke?“I pari i rreshtit do të bënte ca hapa para dhe do të fliste:-„Lartëmadhëri,Zoti dhe i Gjithëfuqishmi ynë,unë nuk kam asnjë kërkesë,por një ankesë!“-dhe do të tregonte ankesën e tij
-„Mirë,del nga radha dhe prit këtu në anën e djathtë timen!“-do të urdhëronte i Gjithëfuqishmi.
Do t`i vinte radha të dytit.I Gjithëfuqishmi do ta shikonte me një dashamirësi si prej prindi dhe do ta pyeste:-“Cili je ti dhe çfarë kërkesash ke?!“
-„Jo,o i Gjithëfuqishmi ynë i madhërishëm,as unë nuk kam kërkesë,por një ankesë!“-dhe edhe ai do ta tregonte ankesën e tij.
-„Edhe ti del nga rreshti dhe qëndro në anën time të djathtë!“-kishte urdhëruar i Gjithëfuqishmi.
Do t`i vinte radha të tretit.Edhe atë i Gjithëfuqishmi do ta pyeste:-“Cili je ti dhe më trego se çfarë kërkesash ke?!“
-„Edhe unë jam shqiptar,si ata dy të parët dhe nuk kam asnjë kërkesë,por një anklesë!“-dhe edhe i treti do të tregonte për ankesën e tij.
-„Mirë!“-dotë fliste Gjithëfuqishmi dfhe do të shtonte:-Edhe ti del këtej nga ana ime e djathtë dhe prit!“…
Dhe kështu do të vazhdonte deri tek i dhjeti i rreshtit.Secili nga ata që do të fliste met ë Gjithëfuqishmin do të ishin shqiptarë dhe në adresë të tij nuk kishin asnjë kërkesë,por kishin vetëm ankesa?!Para se ta ftonte të njëmbëdhjetin e rreshtit do të pyeste:-„Po ju të tjerët, jeni që të gjithë shqiptarë?!“
-„Po!“-do të vinte një përgjigje e zgjatur nga rreshti i tejzgjëruar dhe i tejzgjatur.
-„Dhe edhe ju të tjerët,nuk keni kërkesa,por vetëm ankesa?!“
-„Po!“-do të dëgjohej sërish pohimi i zgjatur nga rreshti.
-“Dini ju shqiptarët të bëni vetë ndonjë punë,apo vetëm të ankoheni?!”-kishte pyetur pastaj i Gjithëfuqishmi.Dhe kur nga rreshti nuk kishte ardhur asnjë përgjigje,ishte dëgjuar sërish zëri urdhërues i të Gjithëfuqishmit:-Ikni ju shqiptarët,shkoni nëpër shtëpitë e pronat tuaja dhe shrrujuni punës e leni ankesat,sepse me to nuk do të misrret më askush?!”-dhe ashtu siç ishte paraqitur krejt papritmas,ashtu ishte larguar krejt papritmas duke mos u vërejtur nga të pranishmit e shumtë!…
/Pjesë nga shkrimi Politikë ankuese?!… nga Dibran Demaku, publikuar në Bota Sot/