PRIVATIZIMI I HOTELEVE NË ULQIN-“KANCERI” I QYTETIT
Shkruan Agim Cukaj
Siç duket privatizimi i hoteleve në Ulqin për dikend ka shkuar edhe po shkon sipas “planit të tyre”, por për qytetarët e Ulqinit privatizimi është një “kancer” që dalëngadalë po e fundos turizmin me të cilin deri sa nuk erdhi “privatizimi” lulezonte. Vlen të kujtohet gjysma e viteve të 80-ta ku një ndër gjigantet i ish Jugosllavisë ishte kompanija hoteliere *Rivjera e Ulqinit* me kapacitet 4500 shtretër si dhe me afërsisht 2000 të punësuar (të rregullt dhe sezonal) kurse tash punon me një kapacitet shumë më te vogël vetem 2-3 muajt e verës.
Hotel Galebi është privatizuar në vitin 2006,kurse në vitin 2009 “Galebi i ri” në bazë të kontratës për privatizim është dashur të pranojë mysafirët e parë.
Fatin e njëjtë si duket e kishte edhe hotel *Lido* i cili me privatizim u shkatërrua dhe nuk u ndërtua kurrë.
Prej ditës që filloj ky “KANCER” në Ulqin janë bërë edhe po bëhen premtime te mdha nga “politikbërësit” lokal edhe atyre shtetrorë,mirpo si duket të gjithë këto premtime edhe shumë kohë do të mbesin në një letër që është e mshehur dikund thellë dhe shanset për ta lexuar atë leter janë të humbura.
Vlenë të theksohet se të gjitha kontratat për privatizim në Ulqin kanë kaluar afatin e tyre dhe deri tani, asnjëra nuk është realizuar,mirepo është pak e çuditshme që akoma nuk kemi asnjë padi në gjykatë as nga “politikbërësit” tanë që rregullisht para zgjedhjeve dalin në teren dhe “qajnë” hallet e popullit,kjo le të kuptohet se”KANCERIN E ULQINIT” për shkak të pozitave te rehatshme që kajnë politikanet tanë po e shtrijnë edhe më shumë.