nju-jork-policiaBeqir SINA, New York City

Qyteti i New Yorkut, vendi i ngjarjeve tragjike të 11 Shtatorit 2001, ku në ish Qendrën Botërore të Tregtisë, ngriheshin edhe dy kullat binjake, mbetën të vrarë rreth 3,000 njerëz, tani është konsideruar si një objektiv kryesor për sulme nga ekstremistët islamikë, thotë policia

NEW YORK CITY : Masa shtesë sigurie kan ndërmarrë dhe shtetet më të mëdha në SHBA, pas sulmeve në Paris, agjentë policie, oficerë policie të armatosur rëndë, janë vendosur pranë pikave të ndjeshme në metropolin e botës – Nju Jork, pas sulmeve terroriste në Paris ku mbetën të vrarë 129 vetë dhe rreth 200 të tjerë u plagosën.

Rritja e prezencës së plocisë përfshin qendrat kryesore të qytetit sidomos në Times Square, ku është edhe lëvizja më e madhe – mbrëm kishte një demostrim të skuadrave të policisë me të gjtiha llojet e atomjeteve dhe armëve të plocisë, qenve nuhatës, kalorsve të policisë, dhe dedektorve , kurse nga qielli fluturonin helikopteret vrojtues .
Departamenti i policisë së Nju Jorkut, NYPD, tha se kishte përforcuar sigurinë në vende të profilit të lartë përreth qyteti më i madh të SHBA, të premten në mbrëmje në përgjigje të asaj që Zyrtarët besojnë se ishin të koordinuara sulmet që ndhodhë në Paris, nga të cilat të paktën mbetën të vrarë 129 persona, mesin e tyre edhe disa studentë dhe turistë amerikan.

Pothuajse e “blinduar” është edhe Misioni francez dhe Konsullta si dhe qendra kulturore franceze dhe tregu francez në Nju Jork , që ndodhet në zonën Park Avenue.
Një makinë e blinduar e NYPD, e rrethuar nga barrikada betoni dhe një skuadër policësh patrullojnë – jashtë konsullatës franceze në rrugën Fifth Avenue, pas sulmeve terroriste në Paris.

Në hyrje të ndërtesës së konsullatës, qytetarët njujorkez vendosin lule, dhe ndezin qirinjë , duke u lutur për viktimat e së premtes në Parisë.

Pas lajmit të tragjedisë, së Parisit, oficerë nga Komanda Reagimit Kundërterrorizimit, të NYPD dhe njësi të tjera të veçanta u vendosën për të mbrojtur zona të ndjeshme të qytetit, si distriktin financiar në Down Town, pikën turistike, Battery Park, Times Square, Penn Station, Stacion qendror të trenave në Grand Central, stadiumin Medison Square Garden, muzeumet, dhe aeroportet, të gjitha vendet që tërheqin turistët, si dhe ndërtesën ku ndodhet Konsullata Franceze në Manhattan, tha policia.

Qyteti i New Yorkut, vendi i ngjarjeve tragjike të 11 Shtatorit 2001, ku në ish Qendrën Botërore të Tregtisë, ngriheshin edhe dy kullat binjake, mbetën të vrarë rreth 3,000 njerëz, tani është konsideruar si një objektiv kryesor për sulme nga ekstremistët islamikë, thotë policia.

“Vendosjet specifike, në lokacione nervalgjike në qytetin e Nju Jorkut, u bënë menjëherë pas sulmeve, të Parisit” tha departamenti i Policisë njujorkeze duke shtuar “edhe, pse nuk ka pasur kërcënime të njohura, ne jemi për rritjen e masave të sigurisëdhe vendosjen e policisë,” thaNYPD.

Policia, nuk tha se sa oficerë shtesë u dërguan për të ruajtur fushat me interes e as nuk kanë specifikuar zonat ku ishin dërguar oficerët shtesë.

Guvernatori i Nju Jorkut Bill de Blasio, tha të premten qyteti ishte në gatishmëri të vazhdueshme dhe policia është e gatshëme për çdo sulmë të mundshm, që mund të pasojë, pas kaosit në kryeqytetin francez.

“Çdo herë, që Nju Jorku, shikon një sulm terrorist si ky, ai është një përkujtesë, që NYPD të jenë të përgatitur për të qenë vigjilentë,” tha de Blasio për televizionin ABC 7.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se ai i ishte drejtuar zyrtarëve të zbatimit të ligjit për të monitoruar kudesshëm New Yorku, pas ngjarjeve të së premtes në Paris “situatën për çdo implikim në shtetin e New York-ut,, dhe se do të qëndrojë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët e tyre lokalë dhe federalë.”
Cuomo njoftoi në Twitter se, 1 World Trade Center, do të ndizet kuqe, të bardhë dhe blu në natën e shtunë e tëdiel si një simbol i solidaritetit me popullin francez.

By admini