eliza-dushku-promovon-shqiperine“Sa e mahnitëshme është Shqipëria! “

 

Beqir SINA- New York

ATALANTA – GEORGIA : Në Fall Marketplace në Atlanta, Gjeorgji, është hapur një panair mbi Shqipërinë turistike, ku me këtë rast Televizioni Publik Amerikan, ka shfaqur edhe premierën e dokumentarit “Dear Albania”, me protagoniste kryesore e të cilit, është aktorja e Hollivudit, me origjinë dhe shtetësi shqiptare, Eliza Dushku. Dokumentar televizivë, ky që mbart edhe të tjerë shqiptarë me emër nëpër botë si; Fadil Berisha, Toni Dovalani, Inva Mula, Ermonela Jaho, Lorik Cana, Blerim Destani e shumë personalitete të tjera me famë botërore.

Në stendën e Shqipërisë, në këtë promovim të vlerave historike e natyrore, kuzhinës, zakonet dhe traditat e shqiptarëve, ishin të pranishëm, simbas Ashley Wood – Preisdente e organizates Albanian Voice, Eliza dhe Nate, përfaqësues të medias, personalitete të artit, të kulturës, e etj.

Më 10 nëntor 2015, shkruan në profilin e saj në facebook – “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë”, komuniteti shqiptar në Atlanta- Gjeorgjia – ka pasur privilegjin të ndihmuar Nate dhe Eliza Dushku – për të parë Shqipërinë, nëpërmjet stendës me vlerat historike e natyrore, kuzhinës, zakonet e tradita e shqiptarëve .

Gjithashtu, “një dokumentar për Shqipërinë, që kërkon të tërheq turistët amerikan me titull “Dear Albania”, thotë Ashley Wood, presidentja e “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë, në statusin e saj, nga Televizionini publik amerikan do të transmetohet në Atlanta, Gjeorgji.

“Kjo, ishte një mundësi e madhe për të treguar se sa e bukur dhe unike, është kultura shqiptare, është dhe për të inkurajuar edhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara, për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë” thotë Wood.

Anëtarë të komunitetit shqiptar në Atlanta ndihmuan stendën shqiptare të i ofrojnë Elizas dhe Nate, sende nga Shqipëria për stendat e tyre. Familja Dushku ishte e gatëshme që të ftuarve në stendat shqiptare , t’iu përgjigjej pyetjeve dhe për të ndihmuar ata duke u treguar atyre çdo gjë në lidhje me kulturën dhe historinë e Shqipërisë.
“Eliza dhe Nate, janë me “këmbë në tokë” shprehet në statusin e saj në facebook, Ashley Wood, ku ajo ka postuar edhe një set me fotografi nga ky aktivitet duke shtuar se ata janë zemërmirë, bujar, dhe të pasionuar për popullin shqiptar. Dhe, me përkushtim, vështirësi, me punën që ata kanë bërë, kan arritur të vënë në jet këtë projekt me shpenzimet e tyre.”

Kur nisi këtë projekt, në shtypin amerikan Eliza, shkroi artikullin: “Përse duhet të vizitoni Shqipërinë”, me ngacmim nga dokumentari televizivë “Dear Albania”, ku aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, tregon  se ka nisur “udhëtimin e saj nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, për të promovuar, siç thotë ajo vet vendin e të parëve të saj.

eliza-dushku-promovon-shqiperine
Ajo duket se ka zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar Shqipërinë turistike. Duke pasur mundësi për të udhëtuar në botë gjatë jetës së saj,: “Unë kam qenë në një numër vendesh tepër emocionuese. Udhëtimin tim më të fundit e bëra në Shqipëri, ku edhe mora shtetësinë e dyfishtë”, është shprehur pas shfaqjes së parë të këtij dokumentari Eliza Dushku.

Më pas ajo ka treguar ashtu si thotë edhe në këtë dokumentar se megjithëse është një shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni me krenari mund të quhej një bostoniane, por ajo ka qënë gjithnjë kureshtare për Shqipërinë dhe e hipnotizuar nga misteriozja që përmban vendi i saj.

“Ftesa ime e parë për të udhëtuar për në Shqipëri erdhi në vitin 2004, kur mu afrua nga një fotograf i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ai më tha se toka nënë e gjyshërve të mi kishte bërë thirrje për mua, se isha bërë disi një heroinë kombëtare dhe se donte të më sillte në shtëpi për vizitë. Unë kam parë disa vende të bukura si Shqipëria që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Pas kthimit në shtëpi në SHBA ndjeva dicka më të thellë se kurioziteti im fillestar. Doja të kuptoja Shqipërinë, të provoja në ndonjë mënyrë për të kapur dhe ndarë përvojën që kemi pasur, lidhjet që kemi gjetur në të me pjesën tjetër të botës. Ideja për të bërë një film dokumentar mbi Shqipërinë, promovimin e turizmit dhe udhëtimit në vend është konceptuar nga Fadil Berisha, vëllai im Neit Dushku dhe unë. Pasi kemi biseduar për këtë film, ai kishte për tu bërë. Ne e kemi quajtur atë “Letër dashurie në Shqipëri”, tregon Dushku në një artikull për shtypin shqiptar vitin e kaluar.
Më pas ajo kishte pohuar se tani që është kthyer në Amerikë, procesi ka qënë tepër emocionues.

“Unë vetëm mund të filloj të shpjegoj shumllojshmërinë që kam gjetur atje, plazhet e shkëlqyera, fshatrat malore tërheqës. Ne vizituam kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën dhe më pas vijuam në qytete-plazhe dhe ishujt e rivierës shqiptare, duke udhëtuar deri në fshatrat e thyer të alpeve shqiptare dhe përtej kufirit në Maqedoni dhe në Kosovë të gjitha të banuara kryesisht nga shqiptarët. Ka kaq shumë histori për të treguar, shumica janë plot me një lloj misteri. Unë ndjeva dicka krejt të ndryshme në këtë udhëtim në atdhe, pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të pasionuar, të cilët ndjejnë lidhje të thelal për Shqipërinë”,
Ajo në atë shkrim ka rrëfyer se kur ishte ftuar bujarisht për tu bërë shtetase shqiptare, nuk kishte ndjerë asnjë lloj ngurrimi. “U ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë”, shprehet Dushku.

“U ndjeva edhe më shumë si ajo që jam, unë jam një shqiptaro-amerikane”, përfundonte Dushku artikullin e saj rreth dokumentarit televiizive .
Projekti i aktores i cili mbështetet nga producentë të “Lonely Planet” apo “Travel Channel”, ka për qëllim për të treguar sa e mahnitshme është Shqipëria. Në këtë projekt janë bashkëpunëtorë dhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, aktori Blerim Destani dhe sopranoja Inva Mula.

By admini