Javën e kaluar në Zagreb, u organizua turneu i tenisit, i kategoris ITF Juniors deri 18 vjeç. Tenisti më i mirë i Malit të Zi, Rrezart Cungu nga Ulqini, morri pjesë në këtë turne dhe s’bashku me partnerin e ti Sanin Zukiq fituan vendin e dytë në Zagreb.
Në raundin e parë fituan Frane Ninçeviq dhe Hrvoje Plakuvec me rezultatin 6:1 6:3
Në çerek- finale u takuan me Michiel De Krom dhe Ewan Moore dhe fituan me rezultatin 3:6 6:4 (10:6)
Kundërshtarët e radhës në gjysëm-finale ishin Alexender Guskov dhe Przemyslaw Michocki. Rrezarti dhe Sanini fituan favoritët e turneut me rezultatin 6:4 3:6 (10-3).
Në finale u takuan me Roko Glasnoviq dhe Damjan Peterlin. Kundërshtarët ishin më të mir, dhe loja u perfundua me rezultatin 3:6 3:6.
Me këtë turnej Rrezarti e mbyll sezonin 2014 dhe prej sot fillon përgaditjet për sezonin e ardhshëm.