flamuri-shqiptar-shbaArmand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka bërë të ditur se ka pasur 150 mijë kërkesa për bileta të ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Më shumë se 12 mijë tifozë do të ndjekin të enjten në “Elbasan Arena” përballjen me Serbinë, por kërkesat ishin shumë më të larta. Kreu i FSHF-së, Armand Duka pranoi ka pasur kërkesa për bileta 12 herë se më shumë se kapaciteti i stadiumit.

“Kërkesat për ndeshjen me Serbinë ishin rreth 150 mijë. Nuk kemi arritur t’i plotësojmë të gjitha. Sipas informacioneve të mia janë shitur një pjesë online”, ka deklaruar Duka në emisionin Opinion në TV Klan, transmeton Express.

Më shumë se 2 mijë i janë dhënë “Tifozëve Kuq e Zi” dhe na vjen keq që nuk kemi furnizuar tifogrupet e tjera, por kjo është mundësia. Sa për çështjen e simboleve kombëtare në stadium, unë i ftoj të gjithë të vijnë kështu”, ka theksuar ai.

By admini