Kryetari i komunës së Ulqinit ka shfrytëzuar rastin që të ju drejtohet tifozave në prag të ndeshjes së nesërme në Elbasana Arena ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë e cila po i kalon të gjitha parashikimet sa i përket interesimit jo vetëm në hapsirën shqiptare por edhe më gjërë.
Mesazhin e plotë të Gjekës mund ta lexoni më poshtë.
Të nderuar tifozë të futbollit
Jam i bindur se sytë e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe punojnë sot janë në ,,Elbasan Arena,, ku do të luhet ndeshja ndërmjet kombëtares së Shqipërisë dhe Serbisë. Këtë ndeshje e presin me interesim të madh edhe të rinjtë e qytetit tonë, por kjo ndeshje do të jetë edhe në qendër të opinionit botëror dhe atë, për shkak të shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit në takimin e parë. Botës i intereson mbarëvajtja e takimit dhe jo rezultati.
Të nderuar tifozë, unë kam besim të plotë tek Ju, se me korrektesi do të përcillni ndeshjen dhe do të deshmoni traditën tonë dhe ambicijet evropiane.
Me sjelljen tonë ju do të deshmoni qytetarinë e ketij qytetit te lashtë .
Faleminderit për mirëkuptim .
Me nderime
Fatmir Gjeka
Kryetar i Komunës së Ulqinit