Fatmir-gjekaKryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka sot dalur ne një konferencë për media duke treguar për problemet me të cilat ballafaqohet komuna e Ulqinit. Ai ndër të tjera ka treguar se për dy vitet e fundit nga buxheti i komunës janë marrë dhunshëm 1 780 000 euro.

Fjalën e plotë të kryetarit të Komunës së Ulqini mund ta lexoni më poshtë.

Të nderuar të pranishëm,
Përfaqësues të medijave,
Më lejoni fillimisht t’ju përshëndes dhe t’ju falenderoj që i jeni pergjigjur ftesës  tonë.
Dëshiroj që me ketë konferencë të njoftoj së pari qytetarët tanë dhe nëpërmes  shkrimeve tuaja dhe opinion e gjërë në Mal të Zi për disa dukuri që përsëriten herë pas here e që Komunës tonë i kushtojnë mjete të konsiderueshme.
Komuna e Ulqinit, sapo përfundon një proces gjyqsorë duhet të përballet me  lëndë të tjera të reja dhe të vjetra tre katër dekadash që na mbajnë në presione të vazhdueshme. Këto procese në të cilat vërehet vonesa në dhënijen e drejtesisë, transparenca jo e mjaftueshme, mungesa e arsyetimit adekuat e vendimeve i ka kushtuar dhe po i kushton shtrenjtë komunës së Ulqinit.
Llogaria rrjedhëse bllokohet nga lëndet fantome, mjete të shumta merren nga  buxheti ynë.
 
 
Sa për ilustrim vecojmë faktin se në vitin 2014 nga buxheti i komunës janë marrë dhuneshëm 1.280.000 euro, ndërkohë që këtë vit rreth 500.000 euro.
Jo rralle herë ne si Komunë jemi të detyruar të përballemi me procese,  sipas vlerësimit të juristëve të çuditshëm për sistemin bashkohorë të drejtesisë.
Sot nuk do të  ndalemi as tek rasti i ‘’Partizanski  Put’’ dhe as  tek ‘’K1’’ por tek një  lëndë tjetër që daton para tre dekadash e që komunës mund ti kushtojë rreth 500 mijë euro. Është lënda e Kompanisë Progres nga Piroti për të cilën në detaje do t’ju njoftojë sekretari Haxhibeti.
 
Pasi e kemi marë në shqyrtim këtë lëndë apsurte, jemi të mendimit që ajo fsheh   nga pas aferë korruptive të cilën prokororia duhet ta hetojë.
Ky rast është rast  flagrant  i shkeljes së ligjeve, rast i paprecedentë i cili duhet  urgjentisht të ndërpritet.
Jo rrallë herë për këto çështje kemi diskutuar edhe me kryetaren e Gjykatës Supreme, Ministrinë e Drejtesisë dhe përfaqësuesit e Gjykatës Themelore këtu në  qytetin tonë me të cilët kemi marrëdhenie korrekte. Ne kërkojme që ti ndalet  hovi veprimeve të tilla që bien ndesh me ligjet dhe standartet evropiane që janë synimi ynë.
Nëse vjen tek zbatimi i vendimit të këtij procesi, ata që do ta ndijnë më së shumti janë të punësuarit në administratën lokale, ndërrmarrjet që finansohen nga  buxheti dhe qytetarët e Ulqinit.
Komuna e Ulqinit dhe ashtu më e vobekta në komunat bregdetare do të vihej para falimentimit dhe do të paralizohej çdo gjë.
 
Të nderuar qytetarë, i nderuar opinion i Malit të Zi, ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë se si do të shkojë rrjedha e këtij procesi por jemi të gatshëm që çdo  palë ti ofrojnë argumentet tona. Në të kundërten ne jemi të detyruar që për këtë dhe lënde të tjera të ngjashme të njoftojmë dhe përfaqësuesit ndërkombëtar të akredituar në Mal të Zi.
Unë edhe me këtë rast llogaris tek përkrahja që do të na japin të gjithë grupet  parlamentare në Kuvendin e Ulqinit, deputetet e të gjithë subjekteve në parlamentin e Malit të Zi.
Për raste madhore me interes të përbashkët ata janë dëshmuar se janë përfaqësues të denjë të popullit të Ulqinit dhe janë në mbrojtje të interesave të tija.
Faleminderit!

By admini