Pasdreken e së shtunës ekipi i Ulqinit në futboll Otrant Olimpik në kuadër të xhiros së tretë të ligës regjionale luajti si mysafir në Tivar kundër Hajdukut nga i njëjti qytet.
Ulqinakët në këtë ndeshje ishin më të mirë në të gjitha drejtimet ndaj vendasve dhe ndeshjen e mbyllen që në pjesen e parë rezultati i së cilës ishte 2:0. Golat për ekipin tonë i shënuan Alibegu në minutën e 20-të dhe Mollabeqiri në të 37-të.
Në minutën e 48-të vendasit shkurtuan rezultatin në 2:1 ndërsa në minutën e 78-të vulosi çdo gjë Çaushi duke i siguruar tre pikët e radhës për ekipin tonë.
Pas xhiros së tretë vazhdon ta kryesojë tabelen Otrant Olimpik me 7 pikë të grumbulluara.
Për ekipin tonë në këtë ndeshje u aktivizuan këto lajtarë.