Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkëpunim me Komunën, BKA dhe afaristët e Ulqinit për herë të dytë do të organizojë manifestimin D olcinium International Festival që do të mbahet prej 8 deri me 10 tetor 2015.
Me këtë manifestim Organizata do të mbyllë zyrtarisht sezonin turistik veror 2015 dhe njëkohësisht do të filloje me promovimin e ofertës turistike për vitin e ardhshëm.
Qellimi i këtij manifestimi është edhe prezentimi i vlerave kulturore dhe folklorike te Ulqinit dhe rajonit ne një vend.
Manifestimi do të fillojë me Ditën e Shegës me 8 tetor në Katërkollë në bashkëpunim me BKA ku do të ketë program artistik per te gjithe te pranishmit dhe do të vazhdojë me 9 tetor me defilen e grupeve folklorike në ora 18.00h nga Plazha e vogel deri në Qendër për kulture ku edhe do te mbahet koncerti me fillim ne ora 19.30h.
Nata finale e koncertit folkloric do të mbahet me 10 tetor poashtu në Qendër për kulturë me fillim ne ora 19.30h ku pas koncerit te gjithe do të shijojnë specijalitet tradicionale të Ulqinit.
Mirë se vini !!!, kështu thuhet nga OT e Ulqinit.