Kriporja-ulqinitMenaxhmenti i falimentimit të Kripores së Ulqinit  dhe Ndërmarrja Publike “Parqet Nacionale” do të nënshkruajnë sot një kontratë për dhënien me qira të kompanisë më të vjetër në Ulqin për 12 muajt e ardhshëm. Drejtor i ndërmarrjes ”Parqet nacionale” Zoran Mrdak rreth kësaj tregon edhe disa detaje të kësaj kontrate.
“Ajo që është e rëndësishme është se Parqet Nacionale do të marrin me qira pronën e gjithë Kripores, përkatësisht  pronën e paluajtshme, tokë dhe ndërtesat, si  dhe pasuritë të luajtshme, linjat teknologjike, pajisje për prodhimin dhe përpunimin e kripës, maqinat ndërtimore”, shprehet Mrdak per Antena M.

Sipas Mrdak, ndërmarrja që ai drejton dë të bëjë çdo gjë që dhe do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur dhe për të përmirësuar  ekosistemin të zonës si dhe të  zhvillimit e ofertës turistike bazuar në burimet natyrore.

Si mundësi është edhe prodhimi i kripes por jo edhe obligative.

Çmimi i marrjes me qira të kësaj perle të qytetit të Ulqinit nuk bëhet i ditur duke u bazuar në informacionet e deritanishme rreth kësaj çështje.

Komuna e Ulqinit dhe sujektet shqiptare në të gjithë këtë vazhdojnë të mbesin spektatorë.

By admini

One thought on “Nënshkruajnë sot – Ja cilat resurse do të menaxhojnë ”Parqet nacionale” të Malit të Zi në Kriporen e Ulqinit”
  1. pak te mirat detare, pak naconalni parkovi edhe na meti maja e mozhurit.
    partijat politike shqipetare me heshtje te tyre e perkrahin projektin, ndoshta edhe neve qytetaret na zhvendosin se nuk e meritojm ma mire

Comments are closed.