Komuna-UlqinMe vendim të Gjykatës së lartë pasardhësve të familjes Zuber iu kthehet toka ku gjendet ish Kinemaja verore në Plazhin e vogël të Ulqinit.

Në këtë mënyrë Komuna e Ulqinit  respektivisht Qendra për kulturë ka mbetur edhe pa një burim të rëndësishëm pasi vendimi i Gjykatës së lartë i jep familjes Zuber 600m2 të tokës në lokalitetin e Kinemasë verore në Ranë.

Për të përditshmen Dan është deklaruar edhe vet sekretari i Sekretarijatit për mbrojtjen e pasurisë së komunës Gzim Haxhibeti duke konfirmuar se vendimi është fuqiplot dhe se  pasardhësit e familjes Zuber veç e kanë regjistruar pronën në emrin e tyre pranë Drejtorisë për patundshmëri.

By admini